Qeveria

Intervista/Tag cloud i një kryeministri të Gjeneratës Tjetër

Postuar në 04 Maj, 2016 16:26

Po Rilind Shqipëria?

Tërësisht.

Mos bëhet vend monoton si Zvicra?

Jo. Nuk kam ndërmend të fus në burg Saliun.

Ka që thonë se nuk ta mban...

Çfarë nuk thonë këtu. Kjo është demokracia.

Freedom House thotë se demokracia është më keq se në 2007?

 Kjo është provë se çfarë opozite ishim ne

Keq po shkon ekonomia...

Ne punojmë për gjeneratën tjetër

Kush punon për sot, LSI-ja?

LSI-ja, tani interlokutor me investitorët e huaj. Ministri i Drejtësisë: Kemi strategjinë e Letrës së Bardhë. Biznesi do të shkruajë ligjin që do

Postuar në 04 Maj, 2016 11:29

LSI-ja më pranë biznesit dhe në mbrojtje të interesit publik. Pasi ndërmori pak kohë më parë iniciativë ligjore për ndryshimin në ligjin e koncesioneve, Lëvizja Socialiste për Integrim, ka dalë sot me një tjetër propozim që dublon qëndrimet brenda qeverisë. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka deklaruar në fjalën e tij gjatë punimeve të tryezës me Shoqatën e Investitorëve të Huaj,  se këtej e tutje do të ndqiet strategjie e letrës së bardhë.

Aktivistë shiitë mësyjnë parlamentin iraken: Duam qeveri teknokratësh

Postuar në 30 Prill, 2016 19:40

Situata në Irak është përkeqësuar ndjeshëm ditën e sotme, teksa aktivistë myslimanë shiitë kanë hyrë në parlament dhe kanë kërkuar ndryshimin e qeverisë. Protestuesit janë mbështetës të klerikut Moqtada Sadr të cilët ia dolën të çajnë barrikdata në atë që njihet si Zona e Gjelbër. Qeveria ka deklaruar gjendjen e Jashtëzakonshme në Bagdad, ndërkohë që vetë Sadr ka bërë të qartë se kërkon një ndryshimi qeverie me kryeministirn aktual Haider al-Abadi dhe ministra teknokratë. Këto kërkesa nuk janë marrë parasysh nga partitë parlamentare.

Mbeçë more Gërdec mbeçë

Postuar në 27 Prill, 2016 20:21

Qëndrimi i Gardës nuk është i pari në radhën e qëndrimeve të qeverisë Rama ndaj çështjeve të bujshme të qeverisë së mëparshme. Një qëndrim të njëjtë ka mbajtur qeveria Rama sikurse qeveria Berisha edhe për çështjen e Gërdecit. Në ankimimin e dorëzuar në gjykatë një vit më parë, një dokument që mban firmën e zv.ministrit të Mbrojtjes, Petro Koçi, tragjedia e Gërdecit përshkruhet të ketë ndodhur për shkak të një aksidenti teknologjik gjatë demontimit të municioneve.

Armatosje – Shqipëria po ecën në një situatë të vështirë

Postuar në 26 Prill, 2016 23:15

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përmabjtur sërish deklaratës së bërë ditë ë parë për armatosjen e qytetarëve. Gjatë një interviste me Eni Vasilin, Berisha përsëriti: “Jemi në një koncept që ndan ditën nga nata, sistemin e vlerave me atë të antivlerave. Amendamenti i dytë i kushtetutës amerikane. Por gjer sot është në fuqi. Momenti më madhështor i kushtetueshmërisë së njerëzimit. Ka një vend në Europë që ka udhëhequr me shembullin e zhvillimit të sigurisë dhe lirisë, dhe është Zvicra. Ky vend është vendi më i armatosur i botës nga qytetarët e saj, sepse është vend demokratik.

170 mijë vende pune? 300 mijë në 4 vjet?

Postuar në 25 Prill, 2016 11:44

Kohët e fundit, socialistë të rëndësishëm shqiptarë po përmendin shpesh një shifër, që sipas tyre,  tregon se premtimi për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës në 4 vjet po realizohet – 170 mijë vende pune të reja janë hapur deri tani, thonë ata.

Pacta sunt servanda

Postuar në 16 Prill, 2016 19:08

Është një shprehje, një thënie e lashtë ose aforizëm latin, që sot është bërë një term ndërkombëtar. Në kuptimin e përgjithshëm tregon se marrëveshjet, ose në rastin tonë premtimet duhen të mbahen.

Veliaj para, qeveria mbrapa

Postuar në 16 Prill, 2016 18:18

Në kulmin e debatit për ndërtimin e këndit të Lodrave në Parku e Liqenit Artificial qeveria ka dalë në mbështetje të kryebashkuakut Veliaj, të cilit i ka kërkuar të mos tërhiqet nga projekti. Është zv/ kryeministri Niko Peleshi që garantoi mbështetjen e qeverisë posaçërisht për Veliajn, duke e inkurajuar të vazhdojë punimet. Peleshi i bëri këto deklarata nga Korça ku mori pjesë në inagurin e një qendre që do të quhet "qyteti i Fëmijëve".

Ambiguitetet e Bashës

Postuar në 16 Prill, 2016 16:10

Kreu i Partisë Demokratike është shfaqur me një deklaratë ambigue në Sarandë, teksa ka folur për reformën në drejtëësi. Sipas tij, reforma e vërtetë mund të vijë vetëm pas zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sipas tij ky është edhe mesazhi që Edi Rama ka marrë nga ndërkombëtarët. “Mesazhi që do të dëgjojë deri ditën e fundit është: Të mos guxojë të prekë më votën e shqiptarëve e t’i lërë shqiptarët të votojnë të lirë e të ndershëm për qeverisjen e tyre. Për një drejtësi që dënon korrupsionin dhe krimin e nuk e mbron atë.

Pages

Subscribe to RSS - Qeveria