milan kundera

Ndahet nga jeta shkrimtari Milan Kundera

Postuar në 12 Korrik, 2023 13:48

Shkrimtari çek, Milan Kundera, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare në Paris. Një nga romancierët më të mëdhenj të fundit të shekullit të njëzetë, Kundera ka lindur më 1 prill 1929 në Brno, Çeki. Prej vitit 1975, ai jetonte në Paris, pasi u largua nga Çekosllovakia e atëhershme, e cila ishte nën regjimin komunist. Ai njihet për romanet e errëta, provokuese dhe me nota satirike.

Biografi e Milan Kunderës, nga frëngjishtja në turqisht me ndihmën e Google Translate

Postuar në 02 Maj, 2022 00:03

Një përkthyes i vjetër në Turqi, bashkëthemelues i shtëpisë botuese “Agora Kitaplığı”, Osman Akinhay ka provokuar debate pas njoftimit të tij në Tuiter se ka përkthyer një biografi të Milan Kunderës nga frëngjishtja me ndihmën e Google Translate. Debati ka lindur si pasojë edhe e faktit se Akinhay ka pranuar se nuk ka njohuri të mira në frëngjisht.  

Teksti i përkthyer u editua nga Halil Gökhan dhe rishikua nga Şükrü Argın

Subscribe to RSS - milan kundera