Biografi e Milan Kunderës, nga frëngjishtja në turqisht me ndihmën e Google Translate

Postuar në 02 Maj, 2022 00:03

Një përkthyes i vjetër në Turqi, bashkëthemelues i shtëpisë botuese “Agora Kitaplığı”, Osman Akinhay ka provokuar debate pas njoftimit të tij në Tuiter se ka përkthyer një biografi të Milan Kunderës nga frëngjishtja me ndihmën e Google Translate. Debati ka lindur si pasojë edhe e faktit se Akinhay ka pranuar se nuk ka njohuri të mira në frëngjisht.  

Teksti i përkthyer u editua nga Halil Gökhan dhe rishikua nga Şükrü Argın

ka thënë ai pas replikave të shumta. Mediat turke shtojnë se përkthyesi ka sqaruar procesin e përkthimit që sipas tij ka zgjatur tetë muaj. 

Siç e kam thënë, unë nuk jam një folës i frëngjishtes. Kur po afronte afati, kjo(prova me përkthimin nga interneti) nuk ishte vetëm lojë. Thashë me vete: pse jo dhe nisa të kërkoja me kujdes në Google Translate. Ndonëse Google Translate në përgjithësi nuk jep rezultate të sakta në përkthimin e një teksti nga frëngjishtja në turqisht, rezultatet e përkthimit nga frëngjishtja në anglisht ishin mjaftueshëm të kënaqshme

është shprehur ai. 

Sipas tij shembujt e përkthimit me këtë mënyrë morën “komente inkurajuese” nga disa ekspertë. Gazeta “Hurriyet” citon një ekspert të njohur turk të letërsisë dhe përkthyes, Nedim Gürsel, të jetë shprehur i çuditur nga fakti sesi mund të përkthehet letërsi pa zotëruar plotësisht gjuhën. 

Për një tjetër përkthyes, Barış Yıldırım, ka dallim mes përkthimit “me ndihmën e Google Translate” dhe përkthimit “nga Google Translate”. 

Në botën e sotme, nuk ka dallim me përdorimin e një fjalori(dictionary). Ndoshta ne do të lexojmë një tekst shumë më të mirë sesa ai i sjellë nga një përkthim i presupozuar nga një përkthyes me njohje perfekte të frëngjishtes, por me njohje jo të mirë të turqishtes

ka thënë Yıldırım. 

Ndoshta debati në Turqi hap siparin e normimit të një praktike që deri më tani barazohet me mediokritetin, por që duam s’duam ka përhapje dhe për më tepër kur fjalorë online mund të shihen si ndihmës praktikë, por jo përkthyes automatikë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.