MIG

Rusia forcon ushtrinë serbe, i shet 6 avionë luftarakë MIG-29

Postuar në 27 Mars, 2017 18:42

Kryeministri serb Aleksander Vuçiç zhvilloi një vizitë zyrtare në Moskë këtë të hënë, ku u prit nga presidenti Valdimir Putin. Siç njoftuan edhe dy liderët, në axhendën e takimit ishte bashkëpunimi më i ngushtë ekonomik mes dy vendeve, ku veçohet ardhja e kompanive ruse në tregun serb. Krahas ekonomisë, mbështetja e Moskës për Beogradin fokusohet edhe te ushtria. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Tanjug, Vuçiç njoftoi mbërritjen nga Rusia të 6 avionëve luftarakë MIG-29. Situata e tensionuar politike në Ballkan ishte gjithashtu pjesë e diskutimeve.

Subscribe to RSS - MIG