lajcak

Pozita inferiore e Kosovës përballë Serbisë*

Postuar në 20 Korrik, 2020 17:42

 

Me siguri të madhe mund të besojmë se Miroslav Lajçak nuk ka pasur ndonjë qëllim të keq ndaj Kosovës kur është ulur në anën e delegacionit të Serbisë në tavolinën ku u zhvillua takimi i parë në nivel të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. Por ajo pamje, ku “i dërguari i posaçëm për dialog” ishte krahas presidentit të Serbisë, në krye të tryezës ishte shefi i tij Josep Borrell, anash zyrtarja e cila merret me dialog që nga fillimi i tij, e përballë kryeministri i Kosovës, ka një simbolikë.

Negociatat/Njerëzit në Ballkan po lexojnë nuancat e mesazheve të BE-së

Postuar në 17 Janar, 2020 10:09

Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet të gjejë gjuhën e përbashkët për t’i hapur derën e negociatave Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Është e nevojshme që të gjendet një konsensus i ri për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të përmirësuar politikën e zgjerimit dhe të përgatisim samitin BE-Ballkan Perëndimore në muajin maj. Ne shpesh bazohemi në strategji komunikimi, por mesa duket harrojmë se njerëzit në Ballkanin Perëndimor po lexojnë nuancat e sinjaleve që ne dërgojmë

Lajçak përflitet në media si kandidat për detyrën e të Dërguarit të Posaçëm të BE-së në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 25 Nëntor, 2019 12:08

Gazeta serbe “Vecernja Novosti” shkruan se Bashkimi Europian po mendon caktimin e një të dërguari të Posaçëm për Ballkanin Prëndimor. Dhe sipas kësaj gazete kandidati më i mundshëm është diplomati sllovak Miroslav Lajçak. 
Një ndër arsyet e kësaj lëvizjeje është ulja e ndikimit amerikan në rajon dhe trajtimi i posaçëm në kushtet e ngadalësimit të procesit të zgjerimit.

Lajçak: Në Ballkan, dy shtete pranë shpërbërjes, tre të tjerë në krizë të thellë

Postuar në 07 Mars, 2017 10:30

Miroslav Lajçak, ministër i Jashtëm i Sllovakisë dhe i njohur për opinionin shqiptar si negociator për krizën e vitit 2011 në Shqipëri, ka deklaruar se Ballkani ndodhet në prag të ngjarjeve dramatike. Sipas tij, Bashkimi Europian ka dështuar në këtë rajon duke lejuar të krijohen situata të ndryshimit të kufijve.

BE po bëhet vazhdimisht e më pak bashkëbisedues serioz kur bëhet fjalë për zgjerimin. Ne nga Ballkani Perëndimor kemi dështuar në fjalë e vepra dhe sot po i shohim pasojat – kemi dy shtete pranë shpërbërjes dhe tri që janë në krizë të thellë politike

Pages

Subscribe to RSS - lajcak