grupi

Na shpalli kampionë të përparimit

Postuar në 25 Prill, 2016 14:03

Nga mbledhja e grupit parlamentar ku përshëndeti punimet e Asamblesë Socialiste dhe falenderoi në veçanti Namik Doklen që iku nga kryesia për t’i hapur rrugën të rinjve, kryeministri bëri një ekspoze të situatës ekonomike, duke akuzuar ata që i quajti shakaxhinj të përparimit se po gënjejnë për borxhin dhe investimet e huaja. Ndërkohë që e quajti të jashtëzakonshme atë që ka bërë qeveria e tij për ta renditur Shqipërinë të parën në rajon për numrin e atyre që kaluan me sigurime nga puna në të zezë.

Dy fjalë për buxhetin dhe koncesionet

Postuar në 09 Shkurt, 2016 10:47

Maxhoranca është e detyruar të shkojë në partneritetin publik-privat për shkak të pamundësisë financiare të buxhetit për të përmbushur nevojat e qytetarëve për shërbime më të mira. Këtë përgjigje u ka dhënë kryeministri Rama skeptikëve brenda partisë për konçesionet. Para raportimit që 3 ministra bënë në grupin parlamentar, kreu i qeverisë tha se ky është një model që është ndjekur edhe nga vende të thera.

Debat në grupin e PD-së, Ruli, Imami e Bregu përplasen me Bashën

Postuar në 08 Tetor, 2015 08:54

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është përfshirë dje nga debatet e brendshme dhe shkak është bërë sulmi i ditëve të fundit, që disa krerë lokalë po u bëjnë deputetëve dhe ish­ministrave demokratë për mos angazhim në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Pas dy vitesh nën drejtimin e Partisë Demokratike, kryetari Basha është përballur me akuzat se po përkrah një sërë prurjesh të reja në PD, duke lënë në hije, madje edhe duke i cilësuar si pengesë “senatorët e vjetër”.

Pages

Subscribe to RSS - grupi