garda

Ish-gardisti i Grupit të Zjarrit në 21 Janar, kandidat i PS në zgjedhje

Postuar në 11 Maj, 2019 13:24

21 janari është një datë simbol për Partinë Socialiste, një lloj reference e revolucionit të Rilindjes ndaj autokracisë së ish-punistit Sali Berisha.

4 “Dëshmorët” që u vranë me duar në xhepa nga plumbat e Gardës, tani nuk janë veçse disa dordolecë që patën çmimin e tyre në rikthimin e PS dhe zotit Rama në pushtet, kuptohet me ndihmën e Ilir Metës dhe partisë së tij. Pushteti vrastar i Sali Berishës siç e kanë etiketuar socialistët tashmë është vitrinë e Rilindjes.

Mbyllet me para

Postuar në 18 Janar, 2017 21:10

Tri ditë përpara 6 vjetorit të 21 janarit qeveria ka vendosur të akordojë një fond prej 160 011 479 lekësh për dëmshpërblimin e familjarëve të viktimave të protestës së vitit 2011. Fondi merret nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe siç thuhet në vendim, ai përmbush detyrimet qe rrjedhin nga vendimet e Gjykatës Administrative

Fondi i ngarkohet Gardës së Republikës që do të kryejë shlyerjen e tij. Mbyllet pra me para një protestë për të cilën u premtua drejtësi pas vdekjes në rrethana ende të pasqaruara zyrtarisht të katër personave. 

Manovra luftarake mbi vilën e Ramës në Surrel. Helikopterët për pak sa nuk u qëlluan nga garda

Postuar në 14 Nëntor, 2015 21:12

Tre helikopter të MInistrisë së Mbrojtjes, alarmuan mbrëmjen e së premtës Gardën e Republikës, efektivët e të cilës po ruanin vilën e kryeministrit në fshatin Surrel. Garda e Republikës ka instaluar mbi vilën e kryeministrit disa sensorë që dallojnë objeket në ajër, të njejtët sensor që janë vendosur edhe në institucionet e rëndësisë së veçantë. Pas alarmit të ndezur nga këto sensor, efektivët e Gardës së Republikës që po ruanin vilën e kryeministrit në Surrel, kanë pikasur disa drita të kuqe sipër shtëpisë së kryeministrit dhe një zhurmë që nuk ngjante si helika helikopteri.

Qenkan 44, jo 29 makina për "personalitetet". Thjesht VKM-ja nuk u publikua*

Postuar në 25 Tetor, 2015 17:18

Qeveria shqiptare ka ndër mend të blejë 44 makina me qira financiare përmes një procedure prokurimi sekrete të organizuar nga Garda e Republikës. Një vendim i qeverisë i 19 marsit 2015, i cili nuk u publikua në faqen e qeverisë kryeministria.al në atë kohë, urdhëron të gjitha institucionet shtetërore të dorëzojnë te Garda e Republikës fondet që kanë në dispozicion për makinat e titullarëve si dhe ngarkon gardën të kryejë procedurat e prokurimit të mjeteve të reja. (kliko këtu për të lexuar vendimin e qeverisë).

Projekti i hyrjes së Liqenit, do të hapen mjediset e rrethuara për Gardën

Postuar në 02 Shtator, 2015 11:25

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka dhënë një intervistë për gazetaren Eni Vasili. I pyetur për priojektin e hyrjes së Liqenit Artificial, që u debatua shumë para disa kohësh, Veliaj tha: “Në asnjë zonë publike nuk do të ketë ndërtim që prish dhe i merr Parkut të Liqenit. Ama, në një zonë publike, ku janë konviktet e Gardës, palestra e Gardës, ku është kuzhina e Gardës, lavanderia, parkingu i Gardës dhe që është një zonë komplet e papërdorur; pra, nga 10 ndërtesa të kemi një të saktë.

Subscribe to RSS - garda