Projekti i hyrjes së Liqenit, do të hapen mjediset e rrethuara për Gardën

Postuar në 02 Shtator, 2015 11:25

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka dhënë një intervistë për gazetaren Eni Vasili. I pyetur për priojektin e hyrjes së Liqenit Artificial, që u debatua shumë para disa kohësh, Veliaj tha: “Në asnjë zonë publike nuk do të ketë ndërtim që prish dhe i merr Parkut të Liqenit. Ama, në një zonë publike, ku janë konviktet e Gardës, palestra e Gardës, ku është kuzhina e Gardës, lavanderia, parkingu i Gardës dhe që është një zonë komplet e papërdorur; pra, nga 10 ndërtesa të kemi një të saktë. Pjesa tjetër, të hiqen të gjithë ato kangjella, t’i rikthehet qytetarëve, të jetë një zonë komplet e hapur, nga diga e liqenit tek Garda dhe jo një zonë e rrethuar, e shpallur zonë ushtarake e rëndësisë së veçantë në mes të parkut. Në fakt edhe nga mënyra se si trajtohet e gjithë ajo hapësirë e Gardës, pra nga një zonë ushtarake që ti shikon tela me gjemba, kthehet në një zonë të hapur, sigurisht që përbën hyrjen e parkut të liqenit”. Nga sa mund të kuptohet, e qartë është se rrethimi i mjediseve të Gardës do të hiqet, për t’u lënë hapësirë e lirë. Përtej kësaj nuk merret vesh mirë se çfarë ndodh, pasi me siguri do të ketë punë rehabilituese, por edhe ndërtime.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.