Europa

Sistemi shëndetësor shqiptar i standardeve më të ulëta europiane

Postuar në 31 Janar, 2016 19:43

Sistemi shëndetësor shqiptar është i standardeve më të ulëta europiane. Një studim i Health Consumer Powerhouse e rendit vendit tonë në vendin e 33 nga 35 shtete europiane që janë përfshirë në studim. Në analizë u morën 48 tregues që lidhen me funksionimin e sistemit shëndetësor ku Shqipëria është vlerësuar me 524 pikë duke lënë pas vetëm Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Poloninë.

Ultimatumi i Europës dhe fytyra humane e Greqisë

Postuar në 28 Janar, 2016 11:35

Athina ka reaguar ashpër ndaj rekomandimeve të Komisionit Europian. Kryeministri Aleksis Tsipras që ndodhet për vizitë zyrtare në Izrael, deklaroi se Greqia do të jetë absulotisht gati muajin e ardhshëm. Por Tsipras theksoi se “mbetet të shihet se sa Europa do t’u përgjigjet angazhimeve të veta ndaj Greqisë”. Duke iu referuar fakti se tetë muajt e fundit kanë hyrë në Greqi 800.000 refugjatë dhe emigrantë, Tsipras tha se Greqia muajt e fundit “po përballet me një presion më të madh nga sa mund të suportojë. Kemi të bëjmë me lëvizjen më të madhe të popullsisë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Europa në presionin e kufijve të hapur

Postuar në 19 Janar, 2016 12:36

Qendrat e pritjes së refugjatëve më Greqi dhe Itali do të funksionojnë së shpejti, ka deklaruar komisioneri europian për emigracionin, Dimitris Avramopulos. Në të njëjtën kohë, Brukseli ka theksuar se përballimi i flukseve të refugjatëve kërkon lëvizje të shpejta në nivel europian.

Sartori: “Europa nuk ekziston. Multikulturalizmi nuk ekziston. Jemi në luftë me Islamin që nuk mund të integrohet...E majta? Një gjë e turpshme”

Postuar në 18 Janar, 2016 19:52

Giovanni Sartori, politolog i njohur i ka dhënë një intervistë gazetës italiane “Il Giornale”. Tema kryesore siç pritet është Europa, e ardhmja dhe Islami që po vë në diskutim stabilitetin e saj, për nga mënyra sesi po menaxhohet kriza e imigrantëve. Sartori flet troç: Kjo Europë, Europa e Brukselit ka vdekur. Integrimi me Islamin është i pamundur sipas tij, madje Europa është në luftë me Islamin. Në këtë përballje dramatike shfaqet edhe komikja që e ka emrin: e Majta. Më poshtë intervista:

 

Një përvojë e vjetër europiane/Gjykatësi: “Unë ha çdo gjë”

Postuar në 10 Janar, 2016 18:23

Kohët e fundit po flitet shumë për gjyqtarë të korruptuar në Shqipëri. Për reformë në drejtësi, e për tërmete që do të shkundin nga vendi të keqen që e ka mbërthyer për fyti vendin. Do shpresuar përherë.

Masa të reja sigurie në veri të Europës/Që nga viti 2013 kanë humbur ose janë vjedhur 900 mijë pasaporta

Postuar në 09 Janar, 2016 18:05

Disa vende në veri të Europës deklarojnë se që nga viti 2013 e këtej, një numër i madh i pasaprotave të lëshuara prej tyre, janë vjedhur apo kanë humbur. Konkretisht, deklarohet zyrtarisht se në Gjermani mungojnë 477 mijëe pasaporta, në Danimarkë 195 mijë, në Suedi 177 mijë dhe në Finlandë 44 mijë.  

Varoufakis njofton krijimin e një lëvizjeje paneuropiane të majtë

Postuar në 04 Janar, 2016 18:26

Ish-ministri i Financave të Greqisë, Yanis Varoufakis ka njoftuar se do të krijojë një parti të re, apo lëvizje politike. Ajo do të quhet “The Democracy in Europe Movement 2025” - DiEM25. Një lëvizje pan europiane e majtë që synon t’i japë fund fragmentarizmit në Europë. Lëvizja do të nisë zyrtarisht më 9 shkurt në Berlin.

Kriza e refugjatëve - një detyrë e shekullit

Postuar në 24 Dhjetor, 2015 11:48

Një milionë refugjatë, ndoshta më shumë se kaq, ka pranuar Gjermania sivjet. Një milionë njerëz, që kërkojnë strehë, mbrojtje, shpresë për një jetë të re. Një milionë njerëz, që mundësisht sa më shpejt kanë nevojë për banesa, por para së gjithash për punë - e përpara kësaj duhet të mësojnë gjermanisht: fëmijët në kopështet e fëmijëve dhe në shkolla, të rriturit në kurse gjuhe. Një përpjekje e madhe e gjermanëve, një përpjekje edhe më e madhe e vetëkuptueshme kjo e refugjatëve.

A ka rëndësi Europa?

Postuar në 22 Dhjetor, 2015 14:43

Unë kam lindur në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe u rrita me shpejtësi gjatë Les Trente Glorieuses, tridhjetë vitet e zhvillimit ekonomik që pasuan atë konflikt. Pastaj u maturua, u zgjerua dhe kishte nevojë për një monedhë dhe marrëveshje të respektuar.

“Multikulturalizmi çon në shoqëri paralele”

Postuar në 16 Dhjetor, 2015 03:41

Europa ka trumbetuar shumë këto vitet e fundit konceptin e multikulturalizmit. Por në një Europë ku ndodhin sulme terroriste, ku vala e imigracionit ka sjellë daljen në skenë sërish të partive nacionaliste, ideja duket se po rrëzohet. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila është përshëndetur gjerësisht për pranimin e një numri të madh imigrantësh, deklaroi këtë të hënë në një takim të partisë së saj, se multikulturalizmi është një gjë e rreme. “Ai çon në shoqëri paralele...”, tha Merkel që këtë vit u shpall njeriu i vitit nga revista “Time”.

Pages

Subscribe to RSS - Europa