Sistemi shëndetësor shqiptar i standardeve më të ulëta europiane

Postuar në 31 Janar, 2016 19:43

Sistemi shëndetësor shqiptar është i standardeve më të ulëta europiane. Një studim i Health Consumer Powerhouse e rendit vendit tonë në vendin e 33 nga 35 shtete europiane që janë përfshirë në studim. Në analizë u morën 48 tregues që lidhen me funksionimin e sistemit shëndetësor ku Shqipëria është vlerësuar me 524 pikë duke lënë pas vetëm Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Poloninë. Treguesit negativë të sistemit shëndetësor shqiptarë lidhet me mangësitë në shërbimin e mjekut të familjes, listat e pritjes, rryshfeti, mungesa e kujdesit për të moshuarit, shërbimi i operacioneve dhe infeksionet nga standardet e ulëta të higjenës. Sistemi shëndetësor shqiptar reflekton mangësi edhe në legjislacionin për të drejtat e pacientit. Studimi vëren se vitin e fundit Shqipëria ka ulur shpenzimet për sektorin shëndetësor. http://www.healthpowerhouse.com/files/EHCI_2015/EHCI_2015_report.pdf

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.