Euro 2016

Euro '2016/ Humbasim në fushë, fitojmë në shkallët e stadiumit (Foto)

Postuar në 16 Qershor, 2016 11:58

Kombëtarja jonë pësoi një humbje të pamerituar me Francën, por në shkallët e stadiumit tifozeria shqiptare fitoi vëmendjen e mediave, kjo për meritë të tifozeve që tërhoqën veçantërisht vëmendjen e gjinisë mashkullore në stadium dhe para ekranit.

Merita është e këtij njeriu

Postuar në 12 Tetor, 2015 11:52

Shqipëria nuk do të ishte në finalet e europianit, Francë 2016 nëse në pankinën e kombëtares nuk do të ishte Xhani De Biazi. Italiani besoi që në fillim se ekipi mund t'ia dalë të kualifikohet në një kompeticion të madh mjafton që në fushë të mos luanim vetëm me zemër, por edhe me tru siç ai vetë e ka përsëritur disa herë. Sepse për të luajtur futboll nuk mjaftojnë vetëm muskujt, dëshira dhe talenti, por mbi të gjitha inteligjenca. Dhe ajo që De Biazi injektoi tek ekipi i tij ishte disiplina taktike për të marrë maksimumin e rezultatit duke shfrytëzuar potencialin e grupit.

Të vetmit në rajon në Euro 2016. Danezët akuzojnë për trukim

Postuar në 12 Tetor, 2015 10:18

Kombëtarja e futbollit kthehet sot në mesditë nga Armenia, ndërkohë që ajo merr me vete dhe një “trofe” tjetër: Shqipëria është vendi i vetëm ballkanik që është kualifikuar për Euro 2016, bashkë me Rumaninë nga ana tjetër e gadishullit. Slloveni, Kroaci, Bosnje, Serbi, Maqedoni, Greqi, Turqi… nuk janë kualifikuar. Kështu kuptohet edhe më mirë pse fitorja shqiptare ka shkaktuar çudi në mediat ndërkombëtare. UEFA dergoi kartolinen zyrtare online, (foto), ndërsa trajneri danez Morten Olsen, i dëmtuari direkt i ndeshjes së djeshme, deklaroi se gara e Jerevanit ishte e trukuar!  

De Biazi: S’më tremb gjë nga ekipi serb, kam zgjedhur lojtarë të mirë

Postuar në 03 Tetor, 2015 12:14

 

Subscribe to RSS - Euro 2016