Departamenti

SHBA në krah të Patriarkanës së Stambollit

Postuar në 17 Tetor, 2018 12:35

Departamenti Amerikan i Shtetit shprehu mbështetjen për vendimin e Patriarkanës Ekumenike të Stambollit për t’i siguruar autoqefalinë Kishës së Ukrainës, duke e konsideruar  Patrarkun Bartelome si "zërin e tolerancës fetare dhe dialogut ndërfetar".

I pyetur për vendimin e Kishës Ruse për të ndërprerë të gjitha kontaktet me Patriarkanën, një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se qeveria amerikane mbështet mbrojtjen e të drejtës së lirisë fetare në Ukrainë dhe integritetin territorial të vendit.

Subscribe to RSS - Departamenti