Bruksel

E paparashikueshme e ardhmja e Shqipërisë në BE

Postuar në 22 Janar, 2016 20:52

Vizita para pak e muajsh e kancelares Merkel në Tiranë la përshtypjen se çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian ishte në prag. Por vetë qëndrimi i Merkel dhe më pas raporti i Komisionit Europian hoqën çdo ilizion se Shqipërisë po i hapej dera për anëtarësim. Kur po mbushet viti i tretë i qeverisjes së Aleancës për Shqipërinë Europiane rreziku që Shqipëria të mos hapë negociatat në këtë mandat të qeverisë Rama është evident, ndaj dhe kryeministri Rama deklaroi nga Brukseli se vendimmarrja e BE për këtë çështje është e paparashikueshme.

Bruksel, Rama takim me Vuçiç për emigrantët: Shqipëria mund të preket në dimër

Postuar në 26 Tetor, 2015 09:21

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se Shqipëria mund të preket nga fluksi i emigrantëve që përdorin si rrugë kalimi vendet e Ballkanit për të shkuar drejt vendeve të zhvilluara europiane. Kreu i qeverisë ndodhej në Bruksel për samitin e organizuar nga Presidenti i KE, Jean Claude Juncker dhe Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, me fokus krizën e refugjatëve. Në fotot e publikuara në profilin e tij në rrjetin social “Facebook, Rama shihet se ka pasur edhe një takim me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiçi edhe pse nuk ka njoftime mbi temën e diskutimit mes tyre.

Basha vendos kusht dekriminalizimin për reformën në drejtësi

Postuar në 02 Shtator, 2015 20:21

Nga Brukseli ku mori pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane, kryetari i opozitës Lulzim Basha bëri me dije se opozita nuk do të bëhet pjesë e komisionit të reformës në drejtësi nëse mazhoranca nuk do të kalojë më parë në parlament ligjin për dekriminalizimin, një draft i të cilit do të dorëzohetkëtë javë në kuvend nga opozita. ”Testi fundamental i  reformës në drejtësi dhe i çdo reforme duke përfshirë dhe hapat që duhen hedhur për të rikthyer besimin në zgjedhje të lira dhe të ndërshme, që u plagosën rëndë më 21 Qershor nga dyshja Rama-Meta, është dekriminalizimi.

Pages

Subscribe to RSS - Bruksel