Basha vendos kusht dekriminalizimin për reformën në drejtësi

Postuar në 02 Shtator, 2015 20:21

Nga Brukseli ku mori pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane, kryetari i opozitës Lulzim Basha bëri me dije se opozita nuk do të bëhet pjesë e komisionit të reformës në drejtësi nëse mazhoranca nuk do të kalojë më parë në parlament ligjin për dekriminalizimin, një draft i të cilit do të dorëzohetkëtë javë në kuvend nga opozita. ”Testi fundamental i  reformës në drejtësi dhe i çdo reforme duke përfshirë dhe hapat që duhen hedhur për të rikthyer besimin në zgjedhje të lira dhe të ndërshme, që u plagosën rëndë më 21 Qershor nga dyshja Rama-Meta, është dekriminalizimi. Pa përfunduar me sukses testin e dekriminalizimit, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë perspektivë pozitive përpara. Ne jemi të vendosur që dekriminalizimin ta bëjmë edhe përkundrejt mungesës së vullnetit të Edi Ramës dhe përkundrejt vullnetit të Ilir Metës. Do të çojmë këtë të premte ligjin tonë për dekriminalizimin në parlament”,-deklaroi Basha nga Brukseli.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.