bllokim

Në Britani diskutohet vendosja e vetos për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Postuar në 28 Prill, 2016 13:46

Ndërsa në Shqipëri hapja e negociatave të anëtarësimit me  BE projektohet si një sukses dhe objektiv që varet vetëm nga një reformë, në Britani diskutohet bllokimi i anëtarësimit të disa vendeve që konsiderohen të rrezikshme, mes të cilave edhe Shqipëria.  Ministrja e  Brendshme e Britanisë, Theresa May u pyet nëse Britania duhet të lejojë vende si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia të bëhen anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Evropian.

Kroacia bllokon avancimin e Serbisë në BE

Postuar në 09 Prill, 2016 10:15

Kroacia bllokoi bisedimet e anëtarësimit për Serbinë duke vendosur veton në hapjen e kapitullit 23 dhe 24 me Beogradin.
Pala kroate nuk ka votuar agjendën mbi dy kapitujt e radhës me Beogradin, ndërkohë që rregulli në të tilla raste kërkon votë unanime nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Emigrantët qepin gojën në shenjë proteste, Gruevski kritikohet për racizëm

Postuar në 25 Nëntor, 2015 10:05

11 nga emigrantët që ndodhen të ngujuar raportohet të kenë qepur gojën në shenjë proteste ndaj bllokimit të tyre në kufi dhe ashpërsisë me të cilën po trajtohen ngapala maqedonase.
Janë rreth 1 mijë njerëz të bllokuar në kufirin greko-maqedonas kryesisht nga Irani, Bangladeshi dhe Pakistani. Rreth 60 prej tyre kanë filluar grevë urie.Komisariati i Lartë për Refugjatët i OKB-së ka tërhequr vëmendjen për situatën aktuale autoriteteve të Shkupit që të mos lejojnë hyrjen e refugjatëve, me përjashtim të atyre që vijnë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

Pages

Subscribe to RSS - bllokim