Babalja

Babalja çon në burg Salianjin

Postuar në 18 Dhjetor, 2019 16:49

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot dënimin me një vit burg të ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji, duke refuzuar edhe kërkesën e Prokurorisë që dënimi të konvertohet në shërbim prove. Po kështu gjykata ka dënuar gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë për interesin publik, Fredi Alizoti dënohet me 2 vite burgim, kurse protagonisti i çështjes “Babale”Albert Veliu me 3.5 vjet burgim për akuzën e kalimit të paligjshëm të kufirit dhe kallëzim i rremë në bashkëpunim.

Prokuroria sqaron publikun për Alizotin

Postuar në 10 Tetor, 2018 20:19

Zhurma që shkaktoi publikimi i një videopërgjimi me personazh Fredi Alizotin, dëshmitarin mbi të cilin Prokuroria bazon dyshimet se audiopërgjimi i Albert Veliut ishte inskenim ka detyruar Prokurorinë të sqarohet publikisht.

I gjithë sqarimi ka një kronologji sesi ka rënë në duart e organit të akuzës personazhi Alizoti, por më tej asnjë konkulzion mbi ekspertizën shkencore të audiopërgjimit, është apo nuk është zëri i Agron Xhafajt në materialin që publikoi PD. Prokuroria nuk di ta thotë këtë, ndonëse thotë se ka ta hapur hetimin për “trafik droge”

Subscribe to RSS - Babalja