Prokuroria sqaron publikun për Alizotin

Postuar në 10 Tetor, 2018 20:19

Zhurma që shkaktoi publikimi i një videopërgjimi me personazh Fredi Alizotin, dëshmitarin mbi të cilin Prokuroria bazon dyshimet se audiopërgjimi i Albert Veliut ishte inskenim ka detyruar Prokurorinë të sqarohet publikisht.

I gjithë sqarimi ka një kronologji sesi ka rënë në duart e organit të akuzës personazhi Alizoti, por më tej asnjë konkulzion mbi ekspertizën shkencore të audiopërgjimit, është apo nuk është zëri i Agron Xhafajt në materialin që publikoi PD. Prokuroria nuk di ta thotë këtë, ndonëse thotë se ka ta hapur hetimin për “trafik droge”

“Shtetasi Fredi Alizotaj ka qenë në përgjim për nevoja të hetimeve disa ditë para se të komunikonte me sallën operative të policisë Fier dhe të pyetej nga prokuroria. Kjo për shkak se gjatë përgjimit të bisedave telefonike të shtetasit Albert Veliu ka rezultuar si personi që ka komunikuar me të disa herë i shqetësuar dukë bërë biseda, për të cilat ka patur të dhëna gjatë përgjimit për përfshirjen e tij bashkë me shtetasin Albert Veliu në realizimin e audio përgjimit”-thuhet në sqarimin e Prokurorisë.

Për shoqërimin e tij në Prokurori u kontaktua Policia e Fierit, ndërsa ekspertimin Prokuroria thotë se e dërgoi në Britani pasi autoritetet italiane refuzuan për shkaqe procedurale, por pa dhënë më shumë detaje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.