amazona

Çfarë po i vret delfinët e Amazonës

Postuar në 08 Dhjetor, 2023 19:49

Kur hëna e madhe dhe e rrumbullakët shfaqet mbi Amazonë, delfinët dalin nga lumi dhe shndërrohen në djem të pashëm. Kjo legjendë është përcjellë me shekuj në fshatrat pranë shtratit të lumit më të madh në botë. Ajo është më e njohura nga shumë legjendat e treguara për delfinin e lumit rozë.

Larg legjendës, por edhe realitetit të zakonshëm, delfinët e Amazonës sa vijnë e pakësohen në numër. Të paktën 154 prej tyre kanë ndërruar jetë përgjatë pjesës së dytë të shtatorit në liqenin Tefe.

Zambaku mbretëror, si erdhi në Europë lulja e Amazonës

Postuar në 29 Gusht, 2023 15:25

Një grua pa fëmijë, me dëshirën për të pasur një vajzë, konsultohet me një shtrigë, e cila i jep asaj një farë. Gruaja e mbjell dhe kur bima lulëzon, ajo gjen një vajzë të vogël mes petaleve të saj. Kështu nis përralla e Hans Christian Andersen, botuar në 1835. E titulluar “Tommelise” në origjinalin danez (dhe Thumbelina në anglisht), “Gishtëza” është përralla e një vajze në madhësinë e gishtit të madh të dorës. Vilhelm Pedersen, piktori danez dhe ilustruesi i botimeve të para të përrallave të Andersenit, e paraqiti atë në një gjethe zambaku uji.

Gjenerata e fundit që sheh Amazonën

Postuar në 23 Qershor, 2023 17:10

Kolapsi ekologjik mund të jetë shumë më afër sesa është menduar deri tani.

Një e pesta e ekosistemeve në mbarë botën, duke përfshirë pyjet tropikale të Amazonës, janë në rrezik të një shkatërrimi katastrofik brenda një jete njerëzore.

Mund të jemi gjenerata e fundit që sheh Amazonën”, thotë prof. Simon Willcock i Rothamsted Research, njëri nga autorët e studimit të publikuar në “Nature Sustainability”.

Sa na kushton shpyllëzimi

Postuar në 06 Prill, 2023 18:05

Pyjet tropikale në Amazonë i kursejnë sistemeve shëndetësore plot 2 miliardë dollarë në vit. Një studim i publikuar në revistën “Communications Earth & Environment” ka përllogaritur kostot e shpyllëzimit, duke vlerësuar efektet në shëndetin publik.

Studiuesit matën kapacitetin e pyjeve për të thithur ndotjen e tymit nga zjarret që po përdoren qëllimisht për të krijuar tokë për bujqësi.

“Jemi shumë pranë humbjes së Amazonës”

Postuar në 02 Nëntor, 2021 12:36

Amazona është një "rezervuar" i jashtëzakonshëm natyror i CO2. Me 7.8 milionë kilometra katrorë pemë, lumenj dhe ekosisteme, ajo thith dhe ruan midis 1 dhe 2 miliardë tonë gaz karbon në trupin e bimëve, duke e hequr atë nga atmosfera. Prandaj, pa pyllin më të madh në planet, çdo synim për të frenuar ngrohjen globale dhe për të frenuar rritjen e temperaturave brenda pragut 1.5 gradë, siç thuhet qartë në marrëveshjen e nënshkruar nga liderët ndërkombëtarë në Paris, është utopi e pastër.

E ardhmja e Amazonës varet nga jashtëqitjet e tapirëve

Postuar në 24 Korrik, 2021 16:10

Pylli i Amazonës është dëmtuar seriozisht kohët e fundit. Në 40 vitet e fundit, më shumë se 18% e pyjeve të shiut në Brazil, është shkatërruar nga prerjet, bujqësia, minierat dhe fermat e bagëtive. Kjo është një zonë e barabartë në sipërfaqe me Kaliforninë. Dhe atë që s’e ka bërë shfrytëzimi për qëllime komerciale, e ka bërë zjarri. Një i tillë përfshiu pyjet e shiut në 2019 dhe shkrumboi 10 123 kilometra katrorë pyll. Në vitin 2020, vetëm në katër muajt e parë u dogjën 1.202 kilometra katrorë.

Zbulohet “Stonehenge” i Amazonës

Postuar në 21 Dhjetor, 2016 16:15

Shpyllëzimi në Brazil ka çuar në zbulimin e një siti arkeologjik 1000 vjet të vjetër. Bëhet fjalë për struktura megalitike që sipas analizave të kryera mendohet se kanë shërbyer si pjesë e një observatori astronomik. Ky konkluzion i bërë prej disa prej shkencëtarëve brazilianë ka nxitur edhe emrëtimin e sitit si Stonehenge i Amazonës.

Subscribe to RSS - amazona