Alida Tota

Parlamenti katandiset si PS-ja. Deputetët e shumicës sabotojnë dy seanca dëgjimore

Postuar në 26 Tetor, 2016 18:02

Sot kanë dështuar dy seanca dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë. E para ishte seanca me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, i famshmi i konçesioneve që po i marrin arkës së shtetit milionë euro.

Seanca e dytë ishte ajo me gazetaren Alida Tota, që dyshohet se është larguar nga puna për shkak të një emisioni investigativ që akuzonte Erjon Veliajn për aferat e tij që po mbijnë kudo.

Shkarkimi enigmatik i Alida Totës si drejtoreshë e A1

Postuar në 21 Gusht, 2016 20:18

Një ditë pas transmetimit të një investigimi për punësimin e rreth 300 personave në landfillin e Sharrës, një pjesë e madhe fëmijë drejtoresha e Televizionit A1, Alida Tota raportohet të jetë larguar nga detyra.

Gazetarja Tota pretendon se vendimi për ndëprerjen e marrëdhënieve të saj të punës është marrë pas presioneve të ushtruara nga ana e kryebashkiaku Veliaj. Megjithatë, nuk dihet saktësisht nëse ky pretendim qëndron apo largimi i gazetares është vendim i  pronarit të ri të televizionit Neritan Gjojdeshit”, shkruan syri.net i cili komunikoi fillimisht me gazetaren.

Subscribe to RSS - Alida Tota