administrata obama

Histeria e radhës kundër Trump pas samitit të Helsinkit

Postuar në 17 Korrik, 2018 11:01

Ka mjaftuar një status në tuiter nga Donald Trump që mediat kundërshtare të tij në ShBA të nisin histerinë e radhës: atë të patriotizmit. Me një angazhim të habitshëm, njerëz të administratës Obama, por edhe të atij establishmenti të politikës ndërkombëtare që mund të quhet si Perëndimi, janë shfaqur me intervista, opinione në mediat kryesore për të vënë gishtin e akuzës dhe ndërsyer çdo emocion kundër presidentit aktual Trump. Arsyeja? Një pohim i tij sipas të cilit përkeqësimi ndër vite i raporteve SHBA-Rusi ka ardhur si pasojë e budallallëkut të amerikanëve. 

Subscribe to RSS - administrata obama