Portreti i Dullë Baxhasë do të vendoset në “Shtëpinë me gjethe”

Postuar në 30 Korrik, 2015 23:47

Në PS ka një klan antiKadare, që vjen që nga koha e vjetër. Por hapja e dosjeve, nuk duhet të zbulojë vetëm krime e të zeza; duhet të shpluhurosë edhe modele që nuk mund të stigmatizohen. Dhe këtu talenti i tij ndihmon. Te “Mërgata e qyqeve” “modeli” ka emër e mbiemër, kurse “Dosja H” mbetet me një alias të përjetshëm, çelës i një kasaforte që nuk dorëzohet. Z. Baxhaja sa shpjegon brendinë, aq edhe e muros atë. Ai edhe kur hapet, sikur mbetet sërish dosje e mbyllur. Ai si model, shpjegon njëfarësoj suksesin e ciklik të së majtës në Veri, në kohën e shokëve, por edhe tani. Ai ka frymëzuar kryetarin e partisë, gjatë punimeve të asamblesë së fundit, që një personazh deri më tani të përshkruar vetëm në fjalë, t’i japë jetë edhe në kartë. Pra ta zografisë e ta nxjerrë nga heshtja prej heroi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.