Fusha magnetike e Tokës, garancia e jetës së saj, më e vjetër nga sa mendohej

Postuar në 02 Gusht, 2015 15:17

Fusha magnetike është një arsye themelore pse në Tokë ka jetë dhe në Mars jo. Studiues të universitetit të Rochester në New York, kanë hedhur së fundmi një hipotezë sipas së cilës, fusha magnetike e Tokës është më e vjetër nga sa mendohej deri më tani. Sipas mendimit të përgjithshëm, ajo shkonte në 3.45 miliardë vjet, pra diçka më shumë se 1 miliardë vjet më e re se mosha e vetë planetit që vlerësohet në rreth 4.6 miliardë vjet. Sipas studimit të fundit, sugjerohet që fusha magnetike e Tokës të shkojë në 4.2 miliardë vjet. Me ekzistencën e saj lidhet edhe krijimi i pllakave tektonike. Fusha magnetike është ajo që mbron Tokën nga stuhitë diellore. Marsi p.sh ka patur sasi uji më të madhe se planeti ynë, apo edhe atmosferë më të dendur, por diku te 4 miliardë vjet më parë, e humbi fushën e vet magnetike dhe kështu kushtet e mbështetjes së jetës u asgjësuan.
http://www.livescience.com/51703-earth-magnetic-field-age.html?cmpid=514...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.