Blloku Shkenca

Kometa më e madhe e zbuluar ndonjëherë kthehet “në shtëpi”

Postuar në 12 Korrik, 2021 19:29

Kometa më e madhe e zbuluar në kohët moderne pritet t’i afrohet Diellit në vitin 2031. Trupi qiellor me përmasa sa 1000-fishi i një komete të zakonshme është zbuluar falë një analize që dy profesorë të Universitetit të Pensilvanisë u bënë të dhënave që janë mbledhur përgjatë gjashtë viteve të fundit nga programi Dark Energy Survey (Vëzhgim mbi energjinë e errët). Kometa Bernardinelli-Bernstein, sipas emrave të profesorëve në fjalë (Pedro Bernardinelli dhe Gary Bernstein) ka një orbitë jashtëzakonisht të zgjatur, që do të thotë se i duhen miliona vjet për ta përshkuar.

Viktima më e hershme e një pandemie

Postuar në 29 Qershor, 2021 18:52

Murtaja e ka goditur njerëzimin herë pas here përgjatë historisë së tij. Më shumë se gjysma e Europës është bërë viktimë e asaj që shekuj më parë u emërtua “Vdekja e zezë”. Ai që mund të konsiderohet viktima e parë që njihet deri tani ka jetuar 5 mijë vjet më parë. Fosilet e një njeriu, të gjetura në Letoninë e sotme, kishin bakterin Yersinia pestis, që shkakton sëmundjen.

Roli i panjohur i baktereve në procesin e plakjes

Postuar në 27 Qershor, 2021 13:42

Ajo që shkenca dinte deri tani për mënyrën si funksionon procesi i plakjes mund të jetë e paplotë. Një studim i ri gjeti se 70% e gjeneve në mizat e frutave, që tradicionalisht besohet të jenë të lidhura me plakjen, rezultuan se ishin të përfshirë në reagimin imun ndaj baktereve.

Studimi novator i kryer nga studiuesit me Institutin Kombëtar të Çrregullimeve Neurologjike të NIH u botua në revistën iScience.

Homo Longi "ndërhyn" mes Sapiensëve dhe Neandertalëve

Postuar në 26 Qershor, 2021 13:14

Pas zbulimit të një specieje të re të Neandertalit, vjen ajo e fosileve të një specieje të re njerëzore, Homo longi ose 'Njeriu Dragua'. Emërtimi është frymëzuar nga vendi në Kinë, ku u gjetën eshtrat: 'Long Jiang', që do të thotë 'lumi i Dragoit'.

Izrael, gjenden fosilet e një hominidi të ri  

Postuar në 24 Qershor, 2021 22:10

Gërmimet e fundit në Izrael kanë zbuluar një grup hominidësh të panjohur më pare, që i përkasin Epokës së Gurit dhe që mendohet se kanë kontribuuar në evolucionin e species njerëzore, Homo.

Banorët e një siti të quajtur Nesher Ramla, i cili ka qenë i banuar rreth 140 000 deri 120 000 vjet më parë, u bashkohen Neandertalëve dhe Denisovanëve si popullsia e tretë Homo Euroaziatike që u ndërthur me kulturë dhe ndoshta u ndërlidh me Homo sapiensët antike, thonë studiuesit.

A është reale Materia e Errët, apo kemi keqkuptuar Gravitetin?

Postuar në 23 Qershor, 2021 03:05

 

27.5 milionë vjet, cikli i katastrofave në Tokë

Postuar në 22 Qershor, 2021 18:09

Toka është një një organizëm i gjallë, zemra e të cilit “rreh” çdo 27.5 milionë vjet. Një ekip gjeologësh zbuluan se planeti ynë kalon nëpër një cikël eventesh gjeologjike, njësoj si rrahjet biologjike të zemrës te një individ. Studimi është botuar në revistën “Geoscience Frontiers”.

Shkencëtarët izraelitë fitojnë betejën me plakjen

Postuar në 02 Qershor, 2021 18:04

Studiuesit në Izrael kanë testuar me sukses ngadalësimin e procesit të plakjes. Eksperimenti është kryer me minjtë laboratorikë dhe ka ndezur shpresat për të njëjtin sukses edhe te njerëzit.

“Sekreti” është proteina SIRT6 - e cila "kontrollon shkallën e plakjes së shëndetshme", por zakonisht reduktohet me avancimin e moshës.

Lufta më e hershme, një konflikt i përsëritur në Sudanin jugor 13 400 vjet më parë

Postuar në 28 Maj, 2021 20:53

Një ekzaminim i mbetjeve në një varrezë në bregun lindor të lumit Nil në Sudanin verior hedh dritë mbi realitetin e 13 400 viteve më parë. Varreza Jebel Sahaba, ndër më të vjetrat në botë, e gërmuar në vitet 1960, jep të dhëna mbi luftërat e përgjakshme parahistorike. Nga mbetjet skeletore të 61 burrave, grave dhe fëmijëve, të paktën 41 kishin shenja të paktën dëmtimi, kryesisht nga shigjetat. Disa prej tyre kishin plagë të shëruara, gjë që tregon se i kishin mbijetuar një lufte për të vdekur në një tjetër.

Kush foli i pari?*

Postuar në 26 Maj, 2021 16:16

 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Shkenca