Blloku Billboard

Shënim: Dy standarde për stigmën “dekriminalizim”: një për politikën e një për gjyqësorin

Postuar në 17 Shtator, 2015 01:25

Dje u bë publik vendimi i qeverisë shqiptare për propozimin e projekligjit për dekriminalizimin. Përtej pikave të tij, tërheq vëmendjen përpjekja për të mos cenuar “etikën” nga ana e qeverisë. “Qeveria shqiptare miratoi në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave Projektligjin ‘Për Legjitimitetin e Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë funksione publike’.Nëpërmjet këtij Projektligji qeveria shqiptare i jep zgjidhje përfundimtare debatit të kohëve të fundit mbi të ashtuquajturin “dekriminalizim”, tha ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj.

Shënim: Peza është e Enverit. Nuk ngeli mileti ta gënjejë Erjon Veliaj me "dionisiaket" e viteve '2000

Postuar në 16 Shtator, 2015 14:51

Me dy të vërteta zyrtare në xhep, tri rreshta fjalim që e shkruan çdo Demkë ndërmarrjeje, pak lustër prej “djaloshi urban”, siç edhe e cilësonte dikur në kabllograme Withters, dhe Erjon Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, i një qyteti që përfaqëson në miniaturë çdo gjë të kësaj Shqipërie, ia del që të bllokojë podiumin. Kuptohet me servilizmin e disa mediave që i rendin pas. Por si një njeri që i duhet vetëm të aktrojë në një skenë që e ka ngritur Edi Rama, Veliaj sa më shumë përpiqet, aq më shumë stonon. Kjo edhe sepse siç thotë populli “i fut turinjtë edhe aty ku nuk i takon”.

Rama e pranon: Jemi në krizë, drejtësia e korruptuar po mban peng ekonominë

Postuar në 16 Shtator, 2015 11:00

Kryeministri Rama u ka shtuar një tjetër argument arsyeve që sipas tij po mbajnë peng ekonominë e vendit. Përveç modelit të ri ekonomik që sipas tij kërkon kohën e vet të japë efektet e dëshiruara dhe uljes së çmimit të naftës si pasojë e rritjes së prodhimit vendas, një tjetër arsye është drejtësia e korruptuar.

Shënim: Përmbajtje homogjene në “Kolektorin e ujërave të zeza”. (Berisha ka të drejtën e autorit për vaftisjen e politikës)

Postuar në 15 Shtator, 2015 20:55

Raporti i OSBE-së, i pagëzuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, si një kolektor i ujërave të zeza, ka kënë shije shumë të hidhur ngado. Ai ka krijuar edhe siklete jo të vogla. Pas ambasadorit të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Raunning, ka dhënë një përgjigje edhe Zyra e OSBE-së në Vjenë. Përgjigja është e njëjtë, memece në aftësinë për të bindur më njeri: nuk është raport, por përmbledhje informacionesh mediatike. “Shikohet ajo që thuhet në mediat lokale, çfarë thonë OJQ-të, çfarë thonë zyrtarët etj.

Dy vjet e tre muaj më parë, një mesazh i Ramës për gjobat e Berishës në maj 2013

Postuar në 15 Shtator, 2015 18:19

Ky është një mesazh i Edi Ramës në twitter, më 26 maj 2013, kur kishte filluar fushata elektorale e zgjedhjeve të përgjithshme.  

 

“Problem i madh dyndja e xhandarëve të Saliut për gjoba! Nuk do njohim asnjë gjobë të vënë që nga 1 marsi deri në 23 qershor. Pikë.#RILINDJE. Çdonjëri që merr një gjobë nga këto gjobat e presionit për votën, duhet të ndihet krenar dhe duhet ta mbajë si një certifikatë që nuk është i pëlqyer nga partia familjare e Saliut dhe pushteti i Saliut do t’i marrë të keqen, se mbas 23 qershorit ato gjoba nuk do të kenë as edhe një vlerë”.

Shantazh i deputetit Çuko: Këshilltari Ahmetaj, pjesë e Sigurimit. Vazhdon detanta e ndyrësive

Postuar në 15 Shtator, 2015 10:52

Ka marrë një kthesë të re përplasja mes këshilltarit ushtarak të presidentit Bujar Nishani, Piro Ahmetaj, me deputetët e mazhorancës në Komisionin e Sigurisë. Ahmetaj ka thënë se disa prej tyre janë ish-sigurimsa, disa të tjerë kriminelë, trafikantë, tutorë prostitutash e perversë. Pas kësaj deputetë të mazhorancës, kryesuar nga Spartak Braho, drejtues i këtij komisioni, i kërkuan Nishanit largimin e Ahmetajt nga detyra, pasi kishte dalë jashtë funksionit dhe rolit të një zyrtari në një institucion si presidenca.

Shënim: Afrimi i të fortëve si zgjedhje e vullnetshme e Ramës. Kush duhet dekriminalizuar?

Postuar në 14 Shtator, 2015 14:47

Partisë Socialiste i janë dashur personazhe të fortësh në zgjedhje, sepse nuk kishte mënyrë tjetër për t’u përballur me të fortët e PD-së për të ruajtur votat. Kjo është një e vërtetë e pranuar nga socialistët, e pohuar disa herë së fundi. Dhe kur flasim për ‘të fortë’, nuk është thjesht fjala për individë që preferojnë dhunën kundrejt dialogut, por për elementë me të kaluar e të tashme kriminale, si penale edhe ekonomike.

Opozitë, apo Lulzim Basha “po i vjedh zanatin” Edi Ramës?

Postuar në 13 Shtator, 2015 15:03

Shikoni se çfarë thotë ndër të tjera një njoftim i Partisë Demokratike: “Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri, vizitoi banorët e fshatrave të Mokrës, një zonë e prekur masivisht nga eksodi. Mbi 250 familje raportohen se janë larguar nga Mokra drejt vendeve Europiane në muajt e fundit në përpjekje për mbijetesë për shkak të kushteve të mjerueshme.

Shënim: “Përdorimi i brendshëm” i një materiali dhe diplomatët që dinë gjithçka

Postuar në 12 Shtator, 2015 20:38

Mënyra dhe formati i përgënjeshtrimit që ambasadori i Prezencës së OSBE në Tiranë, Raunig, më parë ambasadori austriak po në Tiranë, i bëri përmbajtjes së “një materiali informues të brendshëm”, është shumë domethënëse për atë se çfarë mendojnë e dinë realisht diplomatët e huaj për vendin e shqiponjave dhe politikanët e tij. Raunig tha pak e shumë se kemi mbledhur çfarë kemi dëgjuar të thonë lart e poshtë, dhe kjo nuk përbën ndonjë qëndrim zyrtar; e as të dhënat e përfshira për Ramën, Metën, Berishën, deputetët, biznesmenët etj, nuk janë të tilla, pra zyrtare e të konfirmuara.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Billboard