Shënim: Peza është e Enverit. Nuk ngeli mileti ta gënjejë Erjon Veliaj me "dionisiaket" e viteve '2000

Postuar në 16 Shtator, 2015 14:51

Me dy të vërteta zyrtare në xhep, tri rreshta fjalim që e shkruan çdo Demkë ndërmarrjeje, pak lustër prej “djaloshi urban”, siç edhe e cilësonte dikur në kabllograme Withters, dhe Erjon Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, i një qyteti që përfaqëson në miniaturë çdo gjë të kësaj Shqipërie, ia del që të bllokojë podiumin. Kuptohet me servilizmin e disa mediave që i rendin pas. Por si një njeri që i duhet vetëm të aktrojë në një skenë që e ka ngritur Edi Rama, Veliaj sa më shumë përpiqet, aq më shumë stonon. Kjo edhe sepse siç thotë populli “i fut turinjtë edhe aty ku nuk i takon”. Mezi po priste festën e Pezës, këtë ceremoni nostalgjikësh me shall dhe të rinjsh që rendin pas “dionisiakeve – bashkiake”, për të thënë ca fjalë, që sikur të mos i lidhësh me emrin, ia faturon ndonjë novatori të dalluar, të cilit nuk i shkëputet shpirti nga mbledhja e frontit. “Lipset bashkim dhe bashkëpunim i gjitha forcave politike që drejtojnë vendin drejt një qëllimi të përbashkët, zhvillimin dhe forcimin e shtetit shqiptar dhe renditjen e tij krahas vendeve të zhvilluara të familjes së madhe evropiane. Do të jemi të bashkuar ne dhe ju, të dy gjeneratat, për të siguruar dhe zhvilluar të ardhmen për fëmijët e Shqipërisë. Me të njëjtin frymëzim do të punojmë edhe në Bashkinë e re të madhe të Tiranës, që edhe vetë emri i këtij institucioni i ka rrënjët në fjalën bashkim”, tha ai. Në fakt festa e Pezës, është e tillë vetëm për nostalgjikë të Enver Hoxhës dhe ajo si festë as mund të kuptohet pa Enver Hoxhën, njeriu që e kapitalizoi atë ngjarje më shumë nga të gjithë. Përpjekja për të celebruar aktin, e mandej për të kënduar këngë partizane është një sharlatanizëm acarues, sa kohë që Konferenca e Pezës nuk mund të identifikohet me simbolet e një force të vetme, ndërkohë që shitet si akt bashkimi. Por festa pikërisht këtë qëllim ka, se këto qëllime ka kryetari i Bashkisë që sheh nga partia. Fotot në fjalë e dëshmojnë më së miri: askush nuk shkon në një festë ku ka shalle të tillë, veçse në mos i përket asaj klase dhe asaj fryme. Apo atij soji. E keqja është se ky kryetar Bashkie, që edhe hijen politike e ka false, operon me paratë publike, përfshi gjobat e shurrës që ka mbledhur së fundmi. Këtu qëndron edhe problemi. Se po të jetë për festë partie, apo private, gjithësekush ka të drejtën e vet.

Comments

Submitted by Fillestari (not verified) on

Peza e morri vertet zanafillen nga Lufta e Dyte Boterore dhe eshte e vertete qe nje protagonist I asaj lufte ne Shqiperi ishte Enver Hoxha, Nuk jam ne gjendje te vleresoj historikisht sesa e rendesishme ishte Peza per luften kunder okupatorit dhe sa e rendesishme ishte ajo per komunistet ne perpjekjen e tyre per te uzurpuar pushtetin pas lufte. Te dy kete elemente mund te kene qene te pranishem ne Peze.
Por mentaliteti I te mos lenit gur mbi gur qe dominon kete shkrimin e mesiperm me duket krejtesisht negative dhe regresiv. Po, shume gjurme dhe monumente kane lene komunistet te cilet ishin zoterit e vendit per 50 vjet. Ajo kaqene nje epoke historike me te keqijat e saj (dhe mbase me ca te mira). Ndjekja e nje tradite qe filloi nen komnizem nuk ka perse te pengohet per arsyen se ne I kemi inat komunistet e djeshem. Cdo komb ka patur diktatoret e vete, ca me te keiqj se te tjeret, por ne asnje vend si Shqiperia nuk eshte kjo mani per te sterilizuar cdo aspect te jees dhe per te fshire cdo kujtim nga e kaluara e vet.
A eshte festa Pezes nje perkujtim I diktatorit? Per dia mbase, por per me shume se gjysme e kombit qe ka lindur pas 1990 JO! Mua nuk me pelqen nostalgjia e komunisteve te moshuar dhe mungesa e kritikes ndaj nje diktature qe jetoi me shume nga sa duhej. Por absolutizmi I sterilizuesve si artikullshkruesi i mesiperm eshte po aq negative ne zellin e tij per ti imponuar tere kombit imazhin e tij e perzishem te nje kombi qe pervec mungeses se ndonje historiete lavdishme, i duhet te ndjeke nje jete ne nje realitet gri, pa festa (qofshin keto edhe te shpikura si kjo e Pezes) dhe i trembur nga hija e se kaluares se vet. Nje komb qe nuk eshte ne gjendje te qeshe, te ironizoje edhe me veten dhe hisorine e tij kur te jet nevoja, nuk kerkon ate force vitale te fantazise dhe emancipimit shoqeror qe e kane kombet me te zhvilluar se ne.
Nuk i vjen e keqja Shqiprise nga nje shall pionieri qe ka 30 vjet qe eshte harruar. Diktatori nuk do te ngrihet nga varri per tju versulur prape shqiptareve. Dhe e keqja e vendit vjen nga nje rrace e re nopranesh kleptokrate oligarkiste qe nuk kane as deshire dhe as nevoje per tu marre me kujtimet per Enverin.
Shqetesime absurde njerezish qe u ka mbetur zakon vec te qajne dhe kurre te qeshin,..

Submitted by redaksia on

Kjo eshte feste e nje komuniteti dhe po organizohet si aheng i vetem nje komuniteti. I atribuohet konferences Bashkimi, nderkohe qe e celebrojne vetem shoket e dashur te PS-se, duke vjedhur keshtu edhe njehere, meriten e shpetimit te kombit. Realiteti ka qene me kompleks, plus nje feste qe perfshin te gjithe nuk ka pse te reduktohet ne nje zgjatim te festes se Brigades qe organizohej dikur. Dhe eshte shume me e ndershme ajo qe thoshte dikur Paskal Milo, kur ne Peze fliste per Enver Hoxhen, sesa ky poemthi pedagogjike i ketij Makarenkos se Tiranes, qe me parate publike jep leksione patriotizmi. E meqe ra fjala eshte nder ata qe nuk feston aty, por Investon.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Nuk po merrem me te tjerat qe ke shkruar, mbase i ke te gjitha keq (mbase ke edhe ndonje gje te vogel mire), por shkruan:

" Cdo komb ka patur diktatoret e vete, ca me te keiqj se te tjeret, por ne asnje vend si Shqiperia nuk eshte kjo mani per te sterilizuar cdo aspect te jees dhe per te fshire cdo kujtim nga e kaluara e vet."

Pra tashti e marr vesh une, mbasi me ndricove ti se perse Gjermanet festojne me pompe te madhe cdo vit ditlindjen e Hitlerit dhe kujdesen per shtatoret e tij ane e kend Gjermanise, Italianet jane bere pishman te gjithe qe e varen Mussolinin me koke poshte, ne Kamboxhia cdo dite 100 vajza te reja vejne tufa lulesh mbi varrin e Pol Pot-it, kurse ne Kili ka filluar botimi i veprave te plota te Pinoçetit.

Or bir, qe mesa kuptohet ke lindur pas 1990, konsideroje vehten me fat qe nuk i perjetove bemat dhe festat e asaj kohe ne Shqiperi. Sa per sot, kush do t'i thurri lavde Enver Gjirokastres le ta beje mbi baza private-personale, ose te shumten si OJQ. Shteti shqiptar edhe po te doje ta festoje Pezen, s'ka pse i thurr lavde xhelatit te ketij populli, sepse edhe pse ka ende njerez qe mendojne per xhelatin si hero kombetar, njelloj sic ka naziskine qe glorifikojne Hitlerin, ky popull ia tregoi vendin xhelatit kur i terhoqi zvarre dhe i pshurri shtatoren (dhe ishin nja 100 mije vete a me shume qe e bene kete pune, pra jo vetem ish-ballistet dhe zogistet). Kryetari i bashkise se Tiranes paguhet nga parate e taksapaguesve jo per te blere mish e raki, por te pakten per t'i vene gjoba atyre qe pshurrin bahcet e Tiranes, pune qe sic duket e ka shume per zemer dhe po e ben vertet mire.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.