Ndërron jetë shkrimtari Luciano De Crescenzo

Postuar në 19 Korrik, 2019 13:08

Ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare, Luciano De Crescenzo, shkrimtar, aktor dhe drejtues televiziv.

De Crescenzo u diplomua për inxhnieri, por iu përkushtua filozofosë në moshën e mesme duke u bërë një ndër divulgatorët e saj përmes teksteve dhe librave të thjeshtuar në formë, por duke iu përmbajtur thelbit. De Crescenzo, një napolitan në origjinë, arriti famë botërore me këtë qasje të tij duke publikuar disa bestseller. 18 milionë kopje me përkthime në 19 gjuhë dhe përhapje në 25 vende.

Në librin e tij “Dyshimi” përkthyer në shqip, ai përcjell një mendim antropologjik kur në bazë të përvojës së vet personale të punës mes Napolit dhe Milanos, i ndan shoqëritë në shoqëri të dashurisë dhe të lirisë. Në të parën hyjnë popujt mesdhetarë, në të dytën saksonët. Është një përkufizim mbi të cilin mund të kesh rezerva, por që të paktën ofron një mënyrë për të parë mes dallimeve kaq të mëdha dhe të spikatura në hapësira kaq të vogla si shtetet e Euroopës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.