"Lajmi i fundit” nga Kadare ishte në të vërtetë keqkuptimi i radhës nga “Facebook”. Nuk vonon akuza për injorancë të gazetarëve

Postuar në 31 Korrik, 2015 22:06

Para tri ditësh në disa media, kryesisht elektronike, qarkulloi një “lajm” që riprodhonte qëndrimet e shkrimtarit Ismail Kadare për pushtimin osman dhe trajtimin e tij historiografik. “Lajmi” ishte shkëputur nga një postim në një fan page në “Facebook”. Mirëpo dje, administratorët e faqes sqarojnë opinionin mbi këtë postim, duke akuzuar mediat për mungesë profesionalizmi. “Këto dy ditët e fundit, në mediat elektronike shqiptare, qarkullon një artikull mbi Kadarenë. Artikulli është shkëputur nga një prej posteve tona të fundit dhe është kaluar nga këto media si të ishte 'lajm i fundit'. Por kështu nuk është! Kadare i ka shkruar këto fjalë, e zeza në të bardhë, vite e vite më parë...Fjalët janë atje, të hedhura në letër nga shkrimtari. Mjafton që të lexohen...Por me ç'duket, në Shqipëri as gazetarët nuk lexojnë, madje sidomos këta. Turp! Ata që kanë në 'dorë' informimin e shqiptarëve, në të vërtetë janë të një injorance të pashoq dhe krejtësisht të papranueshme. Madje, arsyeja se përse Kadare del përherë e më rrallë në publik, këto dy ditët e fundit bëhet edhe më e lehtë për t'u kuptuar. Janë këta gazetarë dhe injoranca e tyre që e pengojnë”, shkruajnë ndër të tjera administratorët, Olti, Ermiri dhe Luisi.
https://www.facebook.com/pages/Ismail-Kadare/178644458876976...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.