Billboard

Pas kafenesë së bashkisë… Libri Universitar, asnjë kupon tatimor gjatë këtyre ditëve

Postuar në 21 Shtator, 2015 18:09

Një denoncim në rrjetet sociale vjen për lokalin që ndodhet brenda Bashkisë së Tiranës, ku nuk lëshohet kupon tatimor. Në këtë subjekt punohet me fatura të thjeshta të plotësuara me dorë, jo sikundër e kërkon ligji. Por një konstatim shumë më serioz është ai për librat shkollorë. Para pak ditësh një skuadër tatimore hyri në forcë në mjediset e një shkolle, për të kontrolluar nëse librat që shiteshin aty ishin me kupon tatimor.

Janë njësoj...(Qoftë edhe si aleatë të Ilir Metës)

Postuar në 19 Shtator, 2015 14:47

Vihet re një përpjekje e dëshpëruar e disa personazheve publike që i quajnë edhe analistë, për të ndarë Edi Ramën si njeri dhe politikan me integritet, nga llumi i përgjithshëm i politikës dhe shoqërisë; nga kriminalizimi dhe korrupsioni. Ky “lakrorizim” moral është dëshpërimisht shpresa e fundit se Edi Rama mund të jetë shpresë për këtë vend, për t’u parë ndryshe. Në rastin më të keq fajin e kanë ata poshtë, kurse në më të mirin, është Berisha me të tijtë që vazhdon zhurmën.

Flisni hapur edhe për shokun Enver. Është të paktën më e ndershme

Postuar në 19 Shtator, 2015 11:48

Të gjithë kujtojmë sesa i bezdisshëm dhe acarues, shpesh fyes, u bë Sali Berisha kryeministër, kur nuk linte rast pa folur për historinë e për figura historike, të cilat kërkonte t'i celebronte me sensin e vënies së drejtësisë në vend. E mbajmë mend edhe kur u tall publikisht me një pjesë të Jugut, teksa shpalli si aksion qeveritar kthimin e kokës së Ali Pashë Tepelenës në Shqipëri, gjithë në një përpjekje cinike që mori përgjigje djersitëse në qershor të 2013-ës.

Kur nuk ke çfarë të humbësh, ke edhe sedër: “Jam zgjedhur nga shqiptarët, jo ndërkombëtarët”

Postuar në 17 Shtator, 2015 14:17

Elvis Roshi nuk ikën nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Kavajës. Edhe nëse zotëria në fjalë ka patur ndërmend diçka të tillë, është kryeministri ai që mendon ndryshe. Kryeministër që po luan në politikë me presion kundër presionit. Ja se çfarë tha sot në Parlament i zgjedhuri i popullit shqiptar: “Se po e dëgjoj shpesh këtë punën e ndërkombëtarëve. Mua s’më kanë zgjedhur ndërkombëtarët kryeministër, më kanë zgjedhur shqiptarët. Ndaj dhe ato që bëj, i bëj për shqiptarët, jo për ndërkombëtarët. Edhe dekriminalizimin nuk e bëjmë për ndërkombëtarët.

Shënim: Dy standarde për stigmën “dekriminalizim”: një për politikën e një për gjyqësorin

Postuar në 17 Shtator, 2015 01:25

Dje u bë publik vendimi i qeverisë shqiptare për propozimin e projekligjit për dekriminalizimin. Përtej pikave të tij, tërheq vëmendjen përpjekja për të mos cenuar “etikën” nga ana e qeverisë. “Qeveria shqiptare miratoi në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave Projektligjin ‘Për Legjitimitetin e Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë funksione publike’.Nëpërmjet këtij Projektligji qeveria shqiptare i jep zgjidhje përfundimtare debatit të kohëve të fundit mbi të ashtuquajturin “dekriminalizim”, tha ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj.

Shënim: Peza është e Enverit. Nuk ngeli mileti ta gënjejë Erjon Veliaj me "dionisiaket" e viteve '2000

Postuar në 16 Shtator, 2015 14:51

Me dy të vërteta zyrtare në xhep, tri rreshta fjalim që e shkruan çdo Demkë ndërmarrjeje, pak lustër prej “djaloshi urban”, siç edhe e cilësonte dikur në kabllograme Withters, dhe Erjon Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, i një qyteti që përfaqëson në miniaturë çdo gjë të kësaj Shqipërie, ia del që të bllokojë podiumin. Kuptohet me servilizmin e disa mediave që i rendin pas. Por si një njeri që i duhet vetëm të aktrojë në një skenë që e ka ngritur Edi Rama, Veliaj sa më shumë përpiqet, aq më shumë stonon. Kjo edhe sepse siç thotë populli “i fut turinjtë edhe aty ku nuk i takon”.

Shënim: Përmbajtje homogjene në “Kolektorin e ujërave të zeza”. (Berisha ka të drejtën e autorit për vaftisjen e politikës)

Postuar në 15 Shtator, 2015 20:55

Raporti i OSBE-së, i pagëzuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, si një kolektor i ujërave të zeza, ka kënë shije shumë të hidhur ngado. Ai ka krijuar edhe siklete jo të vogla. Pas ambasadorit të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Raunning, ka dhënë një përgjigje edhe Zyra e OSBE-së në Vjenë. Përgjigja është e njëjtë, memece në aftësinë për të bindur më njeri: nuk është raport, por përmbledhje informacionesh mediatike. “Shikohet ajo që thuhet në mediat lokale, çfarë thonë OJQ-të, çfarë thonë zyrtarët etj.

Dy vjet e tre muaj më parë, një mesazh i Ramës për gjobat e Berishës në maj 2013

Postuar në 15 Shtator, 2015 18:19

Ky është një mesazh i Edi Ramës në twitter, më 26 maj 2013, kur kishte filluar fushata elektorale e zgjedhjeve të përgjithshme.  

 

“Problem i madh dyndja e xhandarëve të Saliut për gjoba! Nuk do njohim asnjë gjobë të vënë që nga 1 marsi deri në 23 qershor. Pikë.#RILINDJE. Çdonjëri që merr një gjobë nga këto gjobat e presionit për votën, duhet të ndihet krenar dhe duhet ta mbajë si një certifikatë që nuk është i pëlqyer nga partia familjare e Saliut dhe pushteti i Saliut do t’i marrë të keqen, se mbas 23 qershorit ato gjoba nuk do të kenë as edhe një vlerë”.

Shantazh i deputetit Çuko: Këshilltari Ahmetaj, pjesë e Sigurimit. Vazhdon detanta e ndyrësive

Postuar në 15 Shtator, 2015 10:52

Ka marrë një kthesë të re përplasja mes këshilltarit ushtarak të presidentit Bujar Nishani, Piro Ahmetaj, me deputetët e mazhorancës në Komisionin e Sigurisë. Ahmetaj ka thënë se disa prej tyre janë ish-sigurimsa, disa të tjerë kriminelë, trafikantë, tutorë prostitutash e perversë. Pas kësaj deputetë të mazhorancës, kryesuar nga Spartak Braho, drejtues i këtij komisioni, i kërkuan Nishanit largimin e Ahmetajt nga detyra, pasi kishte dalë jashtë funksionit dhe rolit të një zyrtari në një institucion si presidenca.

Pages

Subscribe to RSS - Billboard