Pas kafenesë së bashkisë… Libri Universitar, asnjë kupon tatimor gjatë këtyre ditëve

Postuar në 21 Shtator, 2015 18:09

Një denoncim në rrjetet sociale vjen për lokalin që ndodhet brenda Bashkisë së Tiranës, ku nuk lëshohet kupon tatimor. Në këtë subjekt punohet me fatura të thjeshta të plotësuara me dorë, jo sikundër e kërkon ligji. Por një konstatim shumë më serioz është ai për librat shkollorë. Para pak ditësh një skuadër tatimore hyri në forcë në mjediset e një shkolle, për të kontrolluar nëse librat që shiteshin aty ishin me kupon tatimor. Në fakt shumë prindër që kanë vizituar këto ditë me hir e me pahir librin universitar, në librarinë e të cilit shiten librat e shkollës, kanë konstatuar se në asnjë rast shitëset nuk kanë ofruar faturë për librat. Frekuentimi i shpeshtë i kësaj librarie është i detyrueshëm, pas lëmshit të madh me librat shkollorë që vijnë me sasi të vogla dhe asnjëherë të gjitha bashkë. E pra, libri universitar nuk është diku në periferi të ndonjë qytetit të vogël…

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.