Voix de la Méditerranée: Një vit pas vdekjes së Ali Podrimjes, dhe një poezi e Rita Petro Filipit

Postuar në 24 Korrik, 2013 04:46

Poetja jonë Rita Petro Filipi ka qenë në Festivalin poetik të Francës “Voix de la Méditerranée”, për të cilin shqiptarët morën vesh më shumë vitin e shkuar, kur në ditët e qëndrimit atje gjeti vdekjen poeti Ali Podrimja. Këtij të fundit, siç pritej, i është bërë një homazh në çelje të festivalit. Kishin ftuar familjen e poetit, dhe një aktor francez lexoi një poezi-testament të Podrimjes, në të cilin përcillej kumti i tij, se do donte të vdiste “me sytë hapur/duke parë nga qielli”, gjë që fatalisht iu realizua, në një park të Parisit.E përditshmja Shqiptarja.com kish publikuar sot dhe një poezi të Rita Petro Filipit, e cila, sipas gazetës në fjalë, e ka suprizuar audiencën atje. Ja poezia, që në fakt bazohet mbi një gjetje që nuk të lë indiferent:E dashura e babait na zbukuroi jetën.Vetëm unë e ndjej këtë të fshehtë,Me nënën ai s’ka qenë kurrë më i dashurDhe aq i gatshëm në punët e shtëpisë.Mua më ngacmon shpesh për të dashurin,Syrin ma shkel, ndihemi miq.Veç vëllai grindet ndonjëherë,Kur me xhupin e tij babai del.E dashura e babait na zbukuroi shtëpinë,Por pse ta fsheh, më mundon një frikë. Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.