Veshja e çuditshme e Rita Orës

Postuar në 04 Gusht, 2013 04:47

Rita Ora vazhdon të befasojë në të gjithë shfaqjet e saj muzikore, me stilin e saj unik të të veshurit.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, u shfaq në skenën muzikore të “Oxegen” në Dublin, Irlandë, me një veshje të çuditshme ngjyrë ulliri, domethënien e të cilës shumë pak persona arritën të kuptonin.

Megjithatë, për 22-vjeçarjen, ndonëse e mësuar me shumë shfaqje muzikore, ajo në Irlandë ishte e veçantë.

”Oxegen, nuk na intereson për shiun. Shikohemi në skenë, në 7,15! Yeeeeeaaaahhhhh”, shkroi Rita në profilin e saj në “Twetter”, disa orë para se të ngjitej në arenën e votuar si festivali më i mirë europian në dy vitet e fundit radhazi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.