Universitetet shqiptare në vendin e 800-të, të fundit fare në klasifikimin botëror të cilësisë!!!...

Postuar në 05 Gusht, 2013 01:35

Edhe pse jemi ndër të parët në botë që kemi më shumë universitete në krahasim me numrin e popullsisë, fatkeqësisht jemi të fundit fare për nga cilësia e mësimdhënies në klasifikimin botëror. Gazeta Shqiptare boton sot lajmin se këtë vit universitetet shqiptare vazhdojnë të pozicionohen më keq se sa viti i kaluar. Web Ranking, agjencia prestigjioze e njohur në klasifikimin botëror të shkollave të larta në mbarë botën ka publikuar më 2 gusht klasifikimin e ri për vitin 2013.

 Ajo që vihet re është fakti se edhe krahasuar me një vit më parë shkollat e larta shqiptare kanë humbur rreth 800 vende në renditjen botërore. Nga 21.248 shkolla të larta në mbarë botën, universiteti më i mirë shqiptar renditet në vendin e 8.012, ndërkohë që një vit më parë, universiteti i parë shqiptar mbante vendin e 7.299. Ndërsa universiteti më i dobët shqiptar, mban vendin e 21.130 në klasifikimin botëror nga vendin e 38-të në Shqipëri.

Lista e universiteteve shqiptare në klasifikimin botëror kryesohet nga Universiteti i Tiranës në vendin e 8012, ndërsa një vit më parë, ai ishte universiteti i dytë më cilësor në vendin tonë dhe renditej në vendin e 8.735 në klasifikimin botëror. Ndërkohë që një vit më parë, ky klasifikim botëror kryesohej nga shkolla e lartë jopublike “Epoka”, në vendin e 7.299, por që këtë vit ai renditet në vendin e dytë të universiteteve shqiptare, dhe në vendin e 9.874 në klasifikimin botëror. Në vendin e tretë të universiteteve më cilësore shqiptare renditet universiteti Politeknik i Tiranës, i cili pozicionohet në vendin e 10.049 në klasifikimin botëror, ndërsa një vit më parë ai renditej në vendin e 10.738. Në vendin e katërt për Shqipërinë pozicionohet universiteti i “Neë Yorkut” në Tiranë, i cili në klasifikimin botëror renditet në vendin e 10.460, ndërsa në të pestin për Shqipërinë renditet Universiteti Bujqësor i Kamzës, i cili mban vendin e 10.855 në klasifikimin botëror. Në vendin e fundit fare renditet “Medikadent” që pozicionohet në vendin e 21.130 në klasifikimin botëror nga 21.248 shkolla të larta nga e gjithë bota që janë renditur në këtë tabelë cilësie.

Renditjen e saktë dhe të plotë për të gjithë universitetet shqiptare për vitin 2013, klasifikim i cili është publikuar me datë 2 gusht, do ta gjeni në  linkun: (http://w.webometrics.info/en/Europe/Albania) dhe në http://www.shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=170385&IDCategoria=1#sthash.thAU6hXQ.dpuf

Zh.

Comments

Submitted by Gerta (not verified) on

Te tetemijte, jo te teteqinte. Edhe ti qe ke shkruar artikullin dukesh qe je produkti me i keq e me simbolik i ketyre universiteteve se edhe xerot nuk dike me i mumeru ! Ku kemi arrit arrit!

Submitted by Njohuri (not verified) on

<p>Nuk e di sa i qendrueshem eshte ky lajmi, ndoshta per shoqerim kafeje ne mengjes edhe ben. Vleresimi nga ky web behet nga te dhenat dhe akjtiviteti qe kane universitetet ne faqet e tyre te webit dhe jo nga cilesia e mesimdhenies. Dmth te dhenat qe merren parasysh jane: sa eshte numri i klikimeve ne faqe, postimet, publikimet shkencore etj. Pra mjafton qe te kesh nje faqe facebooku te mire dhe nje koordinim te mire me stafin per ta klikuar ore e minute dhe ja e nxorre te parin ne Shqiperi. Shkurt dhe shqip: Kjo nuk tregon cilesine e universiteteve por klikueshmerine e faqeve. Tung, me te mira!</p>

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Me kete sistem arsimor qe kemi, ne as nuk duhet te jemi pjese e ndonje renditjeje, se jemi turp!!!</p>

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>Universitetet e ketyre te huajve jane kot fare --Vetem dy pao tre universitete jane tamam , te tjerat jane sa per te mare parate&nbsp;&nbsp; Ne Shqiperi kam pershtypjen se universitetet kane nivel me te larte se te ketyre ..........</p>

Submitted by res ipsa loquitur (not verified) on

<p>Rofte Kristal and Co.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.