Ukrainë, Poloni: përcaktohen çerekfinalistet e Europianit

Postuar në 20 Qershor, 2012 04:39

Vetëm Greqia duket se është emri surprizë në listën e çerekfinalistëve të kampionatit europian të futbollit, që po luhet në Ukrainë e në Poloni. Skuadrat e tjera kanë qenë të pritshme: Gjermania, Italia, Franca, Anglia, Portugalia, Spanja dhe Republika çeke. Do fillojnë të ndeshen nesër me njëra tjetrën. Ndeshja e parë do të jetë ajo midis çekëve e portugezëve (I). Të premten do luajnë gjermanët kundër grekëve (II). Të shtunën francezët kundër spanjollëve (III), dhe të dielën italianët kundër anglezëve (IV). Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 20.45.

Fituesja e çiftit I do të ndeshet më tej në gjysmë finale me fituesen e çiftit III, dhe fituesja e çiftti II me fituesen e çiftit IV. Finalja do të luhet në datën 1 korrik.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.