Totozani i kërkon KQZ-së heqjen e vendimit të “kasetave të gatshme”

Postuar në 06 Gusht, 2013 11:17

Teksa Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shpalli sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 23 qershorit, kishte mbi tavolinë një kërkesë të Avokatit të Popullit Igli Totozani, për shpalljen të pavlefshëm të aktit administrativ të vendimit 503 që KQZ ka marrë në lidhje me fushatën zgjedhore. Vendimi ka të bëjë me pasqyrimin e fushatës zgjedhore në radiotelevizionin privat bazuar në materialet e vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore, ndryshe i njohur si “ligji i kasetave”. Ky vendim solli dhe një reagim të gjerë mediatik madje dhe protestë nga ana e Unionit të Gazetarëve për mospranimin nga televizionet të kasetave të montuara nga partitë gjatë fushatës zgjedhore. Vendimi që urdhëronte mediat të transmetonin kasetat e parapërgatitura të partive ishte akti më qesharak i kësaj KQZ-je, ndër një seri bëmash. Komisioni duhej t’i kthente sot një përgjigje Avokatit të Popullit.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.