Tenori Agim Hushi: Urime nga personalitetet më të larta politike botërore, por jo nga Presidenti i vendit tim!…

Postuar në 26 Korrik, 2013 11:25

“Me rastin e daljes në treg të “Amore Grande” mora shumë letra urimi dhe vlerësimesh nga shumë personalitete të botës, përfshirë presidentin e Italisë Giorgio Napolitano, kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin e EU Jose Barroso, presidentin austriak Helmut Fisher, mbretëreshën e Anglisë Elisabeta II etj., por jo nga Presidenti shqiptar, Zoti Nishani, të cilit në mënyrë të posaçme i kam dërguar CD me nënshkrimin tim si dhuratë nga Vjena. Por as ai dhe as ata që ka mbrapa për këtë punë nuk pati kurajon apo fisnikerinë të më njoftojnë që të pakten e moren CD time qe ua kam nisur me postë speciale që në muajin prill 2013…”, ka shkruar tenori i njohur shqiptar Agim Hushi në profilin e tij në Facebook.

E përçmoj gjestin primitiv të z.Nishani. I them këtij njeriu se arti qëndron mbi çdo parti. Presidentë të tillë me kaq mentalitet primitiv harrohen me kohën ose akoma edhe më keq, kujtohen me turp! – mbyll shënimin në profilin e tij artisti i famshëm shqiptaro-australian., shënim që është botuar  edhe në gazetën Dita.

Zh.

Comments

Submitted by Meço Kapterri (not verified) on

Urime e  suksese te metejshme !

Po c'merresh me kapterra edhe ti o Agim..

Submitted by Gjon (not verified) on

E përçmoj gjestin primitiv të z.Nishani. I them këtij njeriu se arti qëndron mbi çdo parti. Presidentë të tillë me kaq mentalitet primitiv harrohen me kohën ose akoma edhe më keq, kujtohen me turp!

Nuk dua te mbroj presidentin Nishani por perdorimi i nje gjuhe te tille nga ana e tenorit deshmon se ai mund te jete bere nje tenor i mire por jo nje "gentelman".  Nuk kuptoj se cfare lidhje ka partia ne kete mes, perderisa nuk na eshte dhene mundesia te dime arsyet e  mungeses se nje pergjigje kortezie nga ana e presidentit Nishani.

Ne kete rast mund te them se edhe sjellja e tenorit Agim Hushi eshte shume primitive pasi pergjigja e presidentit ishte e pritshme por jo e pretendueshme e sigurisht  kjo nuk i jepte Hushit asnje te drejte  te fyente.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.