Të gjithë janë entusiazmuar nga zgjedhjet greke; me përjashtim të tregjeve

Postuar në 18 Qershor, 2012 10:18

Lajmi i parë i të gjitha agjencive të lajmeve në të gjitha vendet kryesore të botës gjatë 24 orëve të fundit ka pasur të bëjë me zgjedhjet në Greqi. Kjo ‘qasje’ kish filluar qysh në mëngjesin e djeshëm, por u theksua para mbylljes së kutive të votimit, në pritje të exit poll-eve, dhe më tej raportimi vijoi i pandërprerë e i përzjerë, ose i shoqëruar, me komente e analiza. Fitorja e ngushtë e konservatorëve, dhe mundësitë praktike të këtyre të fundit për të ndërtuar një koalicion qeverisës në parlamentin e ri, dhanë shpresë se kriza greke po shkonte drejt mbylljes. U prit me padurim mëngjesi i sotëm për të marrë vesh reagimin e tregjeve, por efekti i zgjedhjeve ‘të suksesshme” greke zgjati shumë pak, e më pas tregjet reaguan gjithë mosbesim, duke mos iu bindur toneve të stisura optimiste të shumë politikanëve të Europës, e duke dashur të thonë: “Kriza greke nuk është se mund të zgjidhet thjesht në rrugë elektorale; ajo është shumë më tepër se sa kaq”.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.