Skenari i PD në opozitë, një film horror që e kemi parë një herë??

Postuar në 24 Korrik, 2013 02:22

Mediat po përpiqen fort të “lexojnë” idetë e Sali Berishës në opozitë. Shqiptarja.com sjell sot një version të skenarit që pritet të ndjekë opozita e ardhëshme, që i ngjan mjaft atij të opozitës ’98-2005.

Hapi i parë i demokratëve po realizohet ndërkohë: lënia e “tokës së djegur” për qeverinë e re - duke boshatisur arkën e shtetit, duke vendosur rritje pagash e pensionesh, duke blerë energji dhe rënë dakord që pagesa të fillojë në tetor si dhe duke parashikuar një dimër të vështirë për shqiptarët.

Kuptohet që kjo “tokë e djegur” do përcëllojë popullin e thjeshtë, por, duket që para pushtetit maxhorancës në ikje nuk i hyn në sy gjë tjetër.

Në shkrimin e sotëm te Shqiptarja.com, Jakin Marena shkruan se gjithë çka po ndodh është një përgatitje terreni (që tani) në mënyrë që të bojkotohet Kuvendi i ri që në seancën e parë, duke dërguar në sallë vetëm kryetarin e grupit parlamentar, që mendohet të jetë Arben Imami për të lexuar një deklaratë në të cilën dënohet mungesa e transparencës për votën nga ana e mazhorancës së re dhe më pas do të braktisë sallën e Kuvendit.

Asgjë e re, gjtihçka e parë (dhe provuar në kurriz) më përpara.

k.c.

e plotë:

http://www.shqiptarja.com/home/1/skenari-i-partise-demokratike-bojkot-kuvendit-dhe-protesta-168691.html

Comments

Submitted by Bajo (not verified) on

<p>Kush di më shumë se sa sipër, të më heqë kureshtjen, duke më sqaruar nëse demokratët radikalë në opozitë do kenë në programin e rrëzimit të qeverisë edhe hedhjen në erë të shtyllave të tensionit të lartë, siç i kishte PD-ja në opozitën më të hershme?</p>

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

<p>Do arrestohen te gjithe ata qe do theyjne qofte edhe nje dege peme.Qe te gjithe do rrasen brenda.Ta provojne sa ju vlen lekura.</p>

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Ata mund te provojne te bejne ate qe bene gjate viteve 1997 - 2005, por nuk duhet te harrojne diçka shume te rendesishme. Se Edi Rama nuk eshte Fatos Nano! &nbsp;Se dyti dua te them se qeveria e re perveç rivendosjes se rendit dhe demontimit te plote te regjimit te Berishes ne administrate, gjyqesor, polici, ushtri&nbsp;etj,&nbsp;duhet te ushtroje nje kontroll te ashper ekonomik ne arken e shtetit. Te shohe se si jane bere privatizimet e pasurive kombetare,&nbsp;ku dhe per çfare&nbsp;eshte shpenzuar buxheti i shtetit. Si jane marre dhe ku kane perfunduar 8 mliarde dollaret qe kane sot ne kurriz shqiptaret nga qeveria ne largim.&nbsp; Per hajdutet, vrasesit, shperdoruesit duhen bere gati burgu. Edi Rama duhet te tregohet nje Robespjerr apo nje Sent Zhyst. Ne rast se tregohet i dobet ai do te pesoje fatin e Fatos Nanos apo te Fan Nolit. Kujdes se perpara kane nje bande fashistesh qe jane gati per gjithçka.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.