Sipas OKB-së, pas vitit 2009 vrasjet në Shqipëri kanë pësuar rritje

Postuar në 04 Gusht, 2013 10:34

Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara thotë se Shqipëria ka numrin më të madh të vrasjeve krahasuar me vendet e rajonit, ndërkohë që nga viti 2009 e deri në vitin 2011, krimi i vrasjes është rritur progresivisht. Raporti është cituar nga gazeta Shqip në një analizë të sajën për atë se çfarë po ndodh me krimin në Shqipëri. Sipas statistikave të OKB-së, shkruan gazeta, krimi i vrasjes në Shqipëri ka pësuar një amplitudë jo të rregullt dhe ndërkohë që me kalimin e viteve do të duhej të ulej, kjo nuk ka ndodhur. “Kështu, pas një periudhe apokaliptike të nivelit të vrasjeve në vend, në vitet 1997-1999, në vitet 2000 shifrat vijnë duke u stabilizuar”.

Por, gazeta thotë se pas vitit 2005, kur drejtimin e Ministrisë së Brendshme e mori Sokol Olldashi, numri i vrasjeve në Shqipëri ka pasur ulje të ndjeshme, duke arritur në rekordin më të mirë në vite. Me ardhjen e Bujar Nishanit (2007) vihet re rritje e vogël e krimit të vrasjeve, që më pas arrin nivele të ulëta. Por, në kohën e drejtimit të Ministrisë së Brendshme nga Lulzim Basha, pra vitet 2010 dhe 2011, kemi shifrat më të larta të krimit të vrasjeve në rang republike, krahasuar edhe me vitet para 2005-ës.

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.