SHIU ka blerë kopsa e çakmakë përgjues?

Postuar në 13 Korrik, 2012 05:39

Ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi thotë se SHIU, dmth Shërbimi Informativ i Ushtrisë, i ka të gjitha mundësitë për të vënë nën përgjim personat që ata duan të përgjojnë. Në një intervistë të tijën për Panoramën, ai futet dhe në spekullime të natyrës politike, duke hedhur dyshim mbi punën e SHIU-t. Janë dyshime që ai nuk mund t’i provojë, por që ai i justifikon me modelin e punës të Berishës, me anashkalimin që po i bëhet SHISH-it, me rezistencën që po i bëhet kontrollit parlamentar, e me një sërë rrethanash të tjera.

Opozita vetë është duke i mëshuar idesë se në ministrinë e mbrojtjes janë bërë punë fort të liga, e mes të tjerash, janë bërë dhe përgjime në mënyrë të paligjshme prej SHIU-t. Dje, në seancë parlamentare, u dëgjua deputeti i PS-së, Braçe që, në debat me ministrin Imami, të thosh: “Për çfarë ju duhen kopsat përgjuese që keni blerë? Po çakmakët me përgjues për çfarë i doni?”

Janë gjetje të denja për filmat me agjentë 007, apo janë gjëra që po ndodhin vërtet? Ministri Imami mund t’i lërë deputetët e opozitës ta zbulojnë vetë të vërtetën. Nëpërmjet kontrollit.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.