Shërbëtori i Enverit: nuk dinte as të zbërthente revolen...

Postuar në 25 Korrik, 2013 06:15

Nga biografia e re për Enver Hoxhën * e dr. Vasfi Barutit, Panorama sot ka shkëputur pjesën e marrëdhënies së tij me kunatin Bahri Omarin, që Enveri e dënoi personalisht me bashkëpunim.

Vetë Enver Hoxha kishte firmosur për pushkatimin e kunatit, edhe pse motra e tij, Fahrija, i ishte lutur dhe kishte qarë për ta falur. Një rrëfim i tillë është lënë me shkrim në ditar edhe nga vetë Bedri Spahiu, i cili ka qenë prokurori i çështjes dhe që më vonë u burgos nga regjimi. Megjithatë, pak dihet rreth marrëdhënieve të hershme të Enver Hoxhës dhe Bahri Omarit, që siç duket kanë degjeneruar në hakmarrje brenda familjes.

Ja se ç’dëshmi jep Themistokli Pano, shërbëtori i Bahri Omarit, por që i shërbente dhe Enverit:

“ [Enveri] një herë tjetër më dha t’i pastroja revolen. Unë i thashë që ta zbërthente se nuk dija dhe më pa me shumë inat, sa e kuptova se edhe ai vetë nuk dinte ta bënte zbërthimin… Isha në katin e dytë për t’i dhënë Enverit diçka që më kishte porositur ta blija dhe dëgjoj të thirrura të forta ‘Qërohu! Qërohu!’ e nga dera e përplasur prej tij doli Fahrija duke qarë.”

Në një letër të Enverit, ai i referohet Bahriut si “atij m…”

“Fahrijen piqe te ne, atij m… mos ia shif sytë. Mos kurseni gjë kundër tij gjoja se është kunati i emë, ai është tradhtar” shkruan Enveri.

k.c.

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Nuk duhet pare pse u pushkatua , pasi ishte kunati i Enverit.Por te vertetohet nese ka qene tradhetar apo jo. Sepse keshtu i rriten vlerat Enverit. Ai nuk falte as kunatin e tij nese gabonte. Kaq i drejte paska qene, sa e mburr dr, Vafsi Baruti?

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Shume e sakte !

Pervec se e kishte burrin e motres, ai ishte njeri me influence qe gezonte perkrahjen e grupeve te armatosura qe i kunderviheshin reformave te pushtetit te ri.

Nqs ishte kuinsling e tradhetar, atehere i bie qe Enver Hoxha te ishte njeri i drejte dhe parimor qe nuk nderhynte te shpetonte as kunatin!

Submitted by meto braushi (not verified) on

Respublica , kush esht ky Baruti? Na thoni dy fjale...

Submitted by anticensurë (not verified) on

"Megjithatë, pak dihet rreth marrëdhënieve të hershme të Enver Hoxhës dhe Bahri Omarit, që siç duket kanë degjeneruar në hakmarrje brenda familjes."

nqs dr. Vasfi Barutit arrin në përfundime të tilla,atëherë mund të themi kemi biografinë bis të fevziut!!??

një përfundim sa i trashë aq dhe jo profesional!!

Submitted by timo (not verified) on

"Nuk dinte të zbërthente revolverin". Tashti historianët po meren me" kafetë" e Enverit, njëlloj si gjyqtarët me kafetë e Nexhmies.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.