Shënim: Ngrohtësia turke e Ramës, një zgjidhje për krizën që e pret qeverinë

Postuar në 05 Gusht, 2013 03:13

Energji, shëndetësi, turizëm dhe infrastrukturë. Këto ishin temat e bisedimeve mes delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri i ardhshëm Edi Rama, dhe palës turke me kryeministrin Erdogan. Vizita dyditore në Stamboll, ku Rama kishte me vete disa prej ministrave (gjithashtu të ardhshëm), duhet thënë se ka diçka jashtë të zakonshmes. Vetë termat “marrëdhënie strategjike”, “nisja e një bashkëpunim intensiv të panjohur më parë”, etj, dëshmojnë se qeveria e re e ka zgjedhur ndërkaq partnerin e bashkëpunimit ekonomik, teksa BE ende nuk po del nga kriza ndërsa parametrat ekonomike shqiptare janë shumë shqetësues. “Ne e konsiderojmë Turqinë një partner strategjik dhe ne kemi vlerësuar se ky partneritet ka një potencial të jashtëzakonshëm e të pashfrytëzuar dhe jemi të bindur se në katër vitet e ardhshme do bëjmë të mundura gjëra të cilat fatkeqësisht në të shkuarën nuk janë bërë dot të mundura”, është një paragraf kuptimplot nga prononcimi i Ramës.

A.K

Comments

Submitted by Ilir Meta (not verified) on

Mirë more Edi që ke gjetur partnerin strategjik Turqinë dhe mendon për investimet e saj në Shqipëri por mos harro asnjëherë se për të gjitha investimet që do të bëjë Turqia në Shqipëri Erdogani do kërkojë që të ndërtohen dhe Xhami të tjera në Shqipëri, dhe atëhere vëndi to të marrë pamjen e duhur të një vëndi mysliman dhe harroje Evropën pastaj.

Tung

Iliri

Submitted by a.b's (not verified) on

O liro, mos ta kesh merak.

Se me ndihmen, si te askujt tjeter, prej Turqise, nese shqiptareve u rrite mireqenia, kane per ti ndertuar vete xhamite e tyre, madje edhe me te bukura se keto qe behen nga fondacione gjysem fantazme.

Atehere vendi do te marre pamjen e vet. Do jete vetvetja.

Europa nuk na do jo se jemi muslimane (elhamdulilah per ata qe jane) por se jemi te varfer dhe jashte normave normale te nje shteti funsional dhe ligjor. A nuk po kerkon Europa keto keto vitet e fundit te beje Turqine muslimane te Erdoganit me se pakti partnere dhe ne rastin me te mire anetare?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.