Shënim: Basha, muaj të tërë pa shkelur në Bashki, tani edhe në Parti, dmth, “as te Api e as te Upi”!...

Postuar në 26 Korrik, 2013 02:13

Kryetar partie, pothuajse në të gjitha vendet e botës, është një punë (detyrë) me kohë të plotë, ndërsa te ne praktikën edhe Bashki edhe Parti e futi në mënyrë arrogante  dhe antiligjore Rama, gjë që, siç shohim tani, i interesoi edhe Berishës, duke zgjedhur kryetarin aktual të Bashkisë,  Sipas burimeve brenda bashkisë, Basha ka gati pesë muaj pa shkelur në bashki, të gjithë kohën në këta pesë muaj e ka shpenzuar për fushata zgjedhore partiake (në fillim në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, si kreu i stafit elektoral të Berishës për Tiranën dhe tash së fundi për zgjedhjet në PD, si një nga kandidatët kryesorë për kreun e kësaj partie), e, megjithatë rrogën këto kohë ai e ka marrë si kryetar bashkie. Këto para publike të taksapaguesve shqiptarë ai i ka marrë duke mos u vënë në shërbim të qytetarëve, por në interes të tij dhe të të partisë së tij.  Një veprim i tillë është absurd sa në aspektin moral aq edhe në atë ligjor. Ç’kusur kanë qytetarët e Tiranës të paguanë stafe elektorale, karburante,  bodigardë, billboldera, fletushka, energji  dhe rrjedha të tjera financiare që vinë prej tyre, kur nuk janë për ta? Por askush nuk ngre zërin për këtë, as partitë, as organet kushtetuese ligjore dhe as media…

Tani të vimë te puna konkrete e Bashës. Ai ka dhënë prova se s’ka këllqe për dy punë.  Në  bashki  thonë se i vjen në ndihmë kunati, kuptohet, për punët e liga; ndërsa në Parti, dihet, ka Saliun. Atij do t’i ngelet vetëm sa të hapë dyert, një herë te Api dhe një herë te Upi.

Zh.

Comments

Submitted by Goni (not verified) on

Habi-komedia eshte diku tjeter me te ashtuquajturen ajken etiliste-avangarde te qytetit.

Pasi nuk dihasin fare perpara gjithe ketyre mrekullive qe po ndodhin brenda qytetit te pare te vendit.

Keta ose jetojne ne "oaze" natyrore ku virgjeria e qyeteterimit eshte e pacekur dhe e bunkerizuar nga baterdia qe po heqin qytetaret, ose jetojne ne "katakombet e narzicimit" idilik te vetes se tyre.

Nje Pyetje kisha.

Klubi i intelektualeve te Tiranes, qe mbeshteten Bashen per zgjedhjen e tij si kryetar per kryeqytetin, ku JANE ne gjithe kete mori problemesh mbi zhvillimin urban, shoqeror, ekonomik, arkitekturor, njerezor me te cilat qyteti po perballet aq me teper kur po ravijezohet nje plan me nje leshim drejt kaosit dhe shfrenimit te gjithfarshem.

Cfare mendojne ata per veten apo thjesht do te arratisen.

Mos i ka zene gje vapa?

Mos i ka kapur gje kapslleku qe nuk bzajne, urime per qytetin qe do te jete i pari ne fund te tyre.

Submitted by Genti (not verified) on

C'kupton ResPublica me '' praktikën edhe Bashki edhe Parti e futi në mënyrë antiligjore Rama'' ? Ne dijenine time, nuk ka ndonje ligj qe ndalon te jesh edhe kryetar partie edhe kryetar bashkie. Beni mire t'i referoheni ligjit (ne rast se ka) ndryshe i bie qe nuk dini se c'shkruani.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.