Schröder, “mjeshtëri i momentit” i suksesshëm në gjithçka, edhe në luftën e Kosovës

Postuar në 26 Korrik, 2013 10:19

Sukseset që po korr prej vitesh ekonomia gjermane dhe rrjedhimisht edhe kancelarja Angela Merkel në aspektin politik janë meritë edhe e paraardhësit të saj, Gerhard Schröder. Mes viteve 1998 dhe 2005 Schröder si kryeministër i Gjermanisë reformoi tregun e punës dhe sistemet sociale dhe kështu krijoi mundësi për zhvillimin e ekonomisë gjermane, e cila pothuaj pa tronditje është përballur me krizën ekonomike, që ka përfshirë jo vetëm Evropën. Ndonëse socialdemokrat, Schröder hoqi dorë nga besimi i pakufishëm majtist se shteti duhet të zgjidhë të gjitha problemet e individit. Disa vendime të tij sa i përket çrregullimit të sistemit social më vonë u kritikuan ashpër dhe në disa pika edhe u përmirësuan, por në përgjithësi Schröder mbetet një udhërrëfyes reformash.

Në librin e tij “Vendime: Jeta ime në politikë”, Schröder, “mjeshtri i momentit”, siç është quajtur, merret edhe me luftën e Kosovës. Ku thotë se Evropa ka nxjerrë mësimin se pa ndihmën e SHBA-së nuk ishte në gjendje të zgjidhte një konflikt të tillë në kontinent. Ai kritikon Ëashingtonin për përçarjen e evropianëve sa herë që ata kishin bërë përpjekje për të krijuar kapacitete të veta për mbrojtjen e interesave të tyre.

Nuk qe befasi që pasi u largua nga posti i kancelarit Schröder gjeti punë si anëtar në bordin mbikëqyrës të gazsjellësit “Nord Stream Pipeline”, një pjesë e konsiderueshme e të cilit i takon firmës ruse “Gazprom”, shkruan Enver Robelli në numrin e sotëm të "Koha Ditore" të Kosovës.

I plotë shkrimi në linkun: http://www.kohaditore.com/?page=1,9,153582

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.