Sami Repishti tregon për shtetin e dështuar dhe ia shtron Kryetarit të ri në këtë „momentin të privilegjuem“ që ai t’i ndryshojë...

Postuar në 24 Korrik, 2013 10:26

Gjithkush ka një (a më shumë) kërkesë për t’i bërë kryetarit të ri të PD-së, përsa kohë askush nuk ka pasur shpresë e për rrjedhojë as ka marrë mundimin që t’ia shtrojë ish-Kryetarit.

Edhe sami Repishti në një shkrim te Panorama  e sotme bën të njëjtën gjë. Në fillim ai i bën një analizë të gjatë sistemit tonë qeverisës ku nuk merrej ku nis shteti e ku përfundon partia:

„...Humbja në zgjedhjet e fundit të 23 qershorit tregoi se për votuesit, “Shteti” ishte zëvendsue nga “Partia” në fuqi dhe se ligji ishte zëvendsue me kapriçet e qeveritarëve pa kualifikime, besnikë të kupolës partiake në pushtet. Tashti ashtë e qartë që nji gjendje e këtill duhet të “ndryshojë” dhe nji politikë e këtill duhet zëvendsue me sensin e përgjegjsisë ligjore dhe morale të çdo funksionari, pavarësisht nga pozita që ai, ose jo, mban në pushtet. Vetëm diktatori vendos veten mbi ligjin! Kjo kohë ka perëndue njiherë e përgjithmonë!“

Më tej:

„...Tranzicioni në Shqipëri ka prodhue oligarki, me ekonomi të kontrollueme nga nji grusht plutokratësh, të cilët kanë burim pasunimi vjedhjen e pasunisë publike, në bashkëpunim me lidhjet politike...“

Për t’i shtruar kërkesën Kryetarit të ri:

„Z. Kryetar!
…Historia ju ka vue para nji sfide sa të vështirë, aq edhe fisnike. Kërkohet që ju, si udhëheqës i PDSH-së, të jepni kontributin tuej në shërbimin e “shoqënisë” shqiptare që vuen, në ngritjen e saj në nivel ku të jetë e lirë, e denjë, e aftë për përmirësimin e konditave të jetës së çdo qytetari pa përjashtim, në krijimin e nji atmosfere politike ku shqiptari ashtë vëlla dhe jo anmik i shqiptarit edhe kur ai ashtë kundërshtar, dhe në hapjen e nji dialogu të sinqertë me të gjithë, pa përjashtim, me qëllim që të gjinden rrugë të reja të zhvillimit politik, ekonomik e social të vendit tonë…”

k.c.

I plotë:

http://www.panorama.com.al/2013/07/24/kerkesat-per-lulzim-bashen/

Comments

Submitted by Preshi (not verified) on

Ha.....ha......ha....

Si thoshte Shefqet Musaraj per keta Repishtet dhe Repishtizimin ? "Na ngordhi kali , i rane thonjte , po vrapon Sami Repishti , t'i heqe patkonjte ! " . Ha.....ha.....ha......

O Respublika , po nuk keni me cfare e mbushni "gazeten" qe merreni me dhe i jepni ze ketyre figurave te diskretituara dhe hipokrite antishqiptare si Sami Repishti ?

Submitted by Saimir (not verified) on

Eh, Preshi, Preshi. Nga qe ka njerz si puna jote o Preshi ka bere hajr Shqiperia!
Sami Repishti eshte nje patriot i rralle qe gjithe jeten ka punuar per Kombin Shqiptar, perfshire edhe Preshet sepse edhe ata jane pjese e kombit...

Submitted by anticensurë (not verified) on

saimir

patriotizmin!? shohim e bëjmë!

unë po flas për atë që repishti kërkon!!

shtetin!!!

duke qënë se repishti nuk është banor i shqipërisë dhe as antar i një partie(kështu ma merr mëndja) dhe ai flet sot për shtetin,duhet të ket një fakt parasysh!!pavarsisht se i drejtohet kryetarit të sapo zgjedhur të PDsë,ai duhe të mendojë për shtetin dhe jo për partinë!!atij i ka djegur humbja e PDsë dhe jo shkatërrimi që ajo i ka bërë shtetit!pavarsisht se ai e përmënd në gjë të tillë!!ai palën tjetër PSnë e quan kundërshtare!!e quan si një herë e një kohë pjesë të komunizmit,pavarsisht se ishte i kënaqur që lul buzkuqja grabiti mandatin e tiranës me ndihmën e vetë komunistëve të deklaruar!!

kështu o saimir,sami rrepishti pavarsisht se ka jetuar në nemokraci,pavarsisht se thot se është për shtetin shqiptar,ai mendon vetëm në një drejtim!!patriotizmi i tij është gjysmak!!patriotizmi i tij është për partinë e jo për shtetin,popullin!rrepishti e di fare mirë se nuk mund të fusësh tërë një popull në PD!!ndoshta për shkak të moshës o për ndonjë infektim nga demokracia ku ai ka jetuar ai i flet "derës që të dëgjojë penxherja" për gabime e diktaturë!!gjithnjë pa përmëndur emra,por në parim!!

shqiptar hesapi!!ska mësuar asgjë tërë jetën!brumosur,pjekur dhe djegur në shqipëri,kudo që ta çosh nuk ndryshon më!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.