Ristrukturim borxhi, Gjermania do t’ja “lehtësojë jetën” Greqisë, por kërkon përshpejtim të miratimeve ligjore në parlament

Postuar në 20 Korrik, 2015 02:00

Ka përsëritur kancelarja gjermane Angela Merkel se nuk do të ketë shkurtim klasik të borxhit 30 deri në 40% për Greqinë. Por një rrugëdalje lehtësuese ekziston. Merkel la dje të hapur mundësinë për të diskutuar uljen e normave të interesit dhe zgjatjen e afatit të shlyerjes së borxhit, thënë ndryshe ristrukturimin e tij, por kjo vetëm pasi të bihet dakord me detajet e marrëveshjes së ndihmës.

Sot në Greqi do të rihapen bankat për herë të parë pas tre javësh, por grekët do mund të tërheqin vetëm 60 euro në ditë, ose 420 euro në javë. Merkel në një intervistë për televizionin gjerman ARD, i kërkoi qeverisë së Tsiprasit të lëvizë më shpejt me miratimet në parlamentin grek.

Ndërkaq bën sens propozimi i presidentit francez Holond, që bëri thirrje për krijimimin e një qeverie të eurozonës, një ide kjo e vjetër e ish-shefit të Komisionit Evropian Jacques Delors: Një monedhë e vetme kërkon një qeveri për ta menaxhuar, jo një grumbull shtetesh.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.