Rezart Taçi ia shet ARMO-n një kompanie azere, shkruan Dita

Postuar në 04 Gusht, 2013 07:23

Gazeta Dita shkruan sot se Rezart Taçi ka mbyllur marrëveshjen me një kompani azere për shitjen e tre kompanive të tij: “ARMO”, “Taçi Oil” dhe “KUID” . Gazeta i referohet disa burimeve bankare, të cilat kanë bërë të ditur se biznesmeni shqiptar i ka mbyllur marrëveshjet me azerët dhe ka përcaktuar të gjitha detajet dhe modalitetet e shitjeve, por finalizimi i tyre është bllokuar në banka dhe në QKR kryesisht për dy arsye. “Që prej javës që shkoi Rezart Taçi ka njoftuar bankat se kishte arritur në një marrëveshje me partnerët në Azerbajxhan për shitjen e kompanive të veta. Taçi nuk mund të kryente operacionin e shitjes pa njoftuar më parë bankat, pasi në disa banka ai është debitor në disa dhjetëra milionë euro si pasojë e disa kredive që ka marrë në vite”, shkruan Dita.

Sipas gazetës, për të marrë kreditë në fjalë, Taçi ka lënë si kolateral, si garanci pronësore, disa nga trojet, depozitat dhe makineritë e kompanive “ARMO”, “Taçi Oil” dhe “KUID” , ndaj dhe shitja dhe kalimi i pronësisë së këtyre kompanive në duart e azerëve do të kalojë doemos nëpërmjet kontrollit të procedurës dhe të të gjithë operacionit nga bankat.

 

Shkrimi i plotë http://gazetadita.al/kopertina-04-gusht-2013/

 

Re.Pu

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Epo, iku lala dhe tani Taçi s&#39;ka me se si ta perballoje shtetin, prandaj po i shet kompanite e dhuruara nga &quot;i ati&quot;.</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Aspasivo Sulejmano Azarbai-xhan!!! Pazhallujstje u Allbàni-xhan/stan !!!! Zdjes jeshqò ljudi iz Iraki-stan! Ha,ha,ha.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.