Procesi i votimit në PD i deformuar? Është e njëjta parti që ka manaxhuar “me sukses” disa votime kombëtare në 8 vjet

Postuar në 24 Korrik, 2013 04:21

Nëse dhe brenda “bunkerit” të PD dalin zëra të pakënaqur për procesin, atëherë imagjinata mund të na çojë të mendojmë se problemet kanë qenë disa-fish më tëmëdha se sa duken.

Pas Olldashit që foli për një process të deformuar, edhe Mesila Doda ka shprehur ankesat e saj perms një postimi në FB. “Proçesi i sotëm evidentoi një çështje vitale për PD-në. Themelues, anëtar, sekretar e kryetar seksionesh, komisioner, njerëz me një kontribut të gjatë nuk gjenin emrat në listat e sotme. Kjo do të thotë që proçesi i sotëm nuk është fundi, por fillimi i një proçesi të gjatë e serioz, ku së pari duhet të evidentohen të gjithë anëtarët e vërtetë të PD-së e të mblidhen copat e shpërndara të gjithë shtresave vitale të PD-së. Ne kemi nevojë për anëtarësi reale, jo thjesht emra që nuk kanë asnjë lidhje reale me anëtarësinë, sepse do jenë ato që do përkthejnë aksionin tonë opozitar në çdo cep të Shqipërisë”.

Por, nqs PD nuk është në gjendje të mirëadministrojë Brenda vetes një proces, na lë vend të dyshojmë për proceset kombëtare që ka manaxhuar.

k.c.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.