Patozi kritikon Berishën. Dhe pastaj: “Ne e kemi me ngut rikthimin në pushtet”

Postuar në 25 Korrik, 2013 15:55

Klasa politike shqiptare e mat suksesin me ardhjen e me qëndrimin në pushtet, dhe këtë gjë e thonë hapur rast e pa rast. Gjatë garës për kreun e PD-së, edhe Basha, edhe Olldashi, u premtuan demokratëve në vijimësi se shumë shpejt “do ta rrëzojnë Edi Ramën e do të rikthehen në pushtet”. Ky ishte premtimi i tyre i bujshëm, në një kohë që ende s’kanë ikur nga pushteti (legjislatura e re fillon në shtator).

Me të njëjtën logjikë ka folur sonte në Top Story dhe Astrit Patozi. Ky i fundit fillimisht ka bërë kritika të forta lidhur me garën në PD, e cila ishte e paracaktuar, dhe për këtë bëri fajtor Berishën. Por pastaj bëri adetin, dmth apoteozën e rastit. Dhe bilancin e Berishës e mati me faktin që “ai në 23 vjet në krye të PD-së, i ka mbajtur demokratët 13 vjet në pushtet dhe 8 vjet në opozitë”.

Pastaj shtoi: “Mund të ketë skeptikë që [thonë se] kryetari i ri i PD-së, Lulzim Basha e ka me nge ardhjen në pushtet, [pasi ai është] në krye të bashkisë. Por demokratët e kanë me ngut ardhjen në pushtet, ashtu siç e kam edhe unë.”

“Punë kolltukofagësh”, do thosh Fan Noli.

Sidoqoftë, pjesën tjetër të intervistës, që paraqet interes në këtë moment, mund ta ndiqni në linkun e Temës 

M.N.

Comments

Submitted by Zapbone (not verified) on

<p>Komenti i keq! Me i keq dashakeq koment qe nuk e fsheh perbuzjen e M. Nanos.&nbsp;<span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">Kryesorja te intervista eshte se del ne pah intrigiteti i itij individual kunder nje partie e diktatori fashist dhe, kjo nuk eshte pak. Ti M. Nano je i &quot;lire&quot; dhe prangosur ne pengmarrje e nuk je ne lartesine e tij ne intrigitet e guxim qytetari.&nbsp;</span></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.