Për tifozët italianë: Ja rrethanat e kualifikimit të Italisë pas ndeshjeve të ores 20.45

Postuar në 18 Qershor, 2012 12:54

Shumë njerëz janë duke pritur ndeshjet e orës 20.45, Itali-Irlandë dhe Spanjë-Kroaci. Për ata tifozë italianë (të cilët në Shqipëri duket se janë të shumtë) që janë disi konfuzë, për shkak të formulës të ngatërruar, lidhur me mundësitë e kualifikimit të Italisë për në turin e mëpastajmë, sqarojmë:

Italia duhet të fitojë se s’bën ndeshjen me Irlandën, dhe kjo nuk është e thënë që të mjaftojë. Gjithçka do të varet nga ndeshja tjetër, ajo Kroaci-Spanjë. Nëse kjo e fundit (gjithnjë, në rast të fitores së Italisë në ndeshjen me Irlandën) përfundon me fitoren e njërës apo tjetrës, atëherë Italia kualifikohet si skuadra që zë vendin e dytë në grup. Nëse ndeshja mes Kroacisë e Spanjës del barazim, atëherë ka disa situata. Së pari, nëse barazimi është 0-0, atëherë Italia del e para në grup; së dyti, nëse barazimi është 1-1, atëherë Italia kalon turin, por me kusht që të fitojë kundër Irlandës ose me 3 gola diferencë, ose me 2 gola diferencë, por jo me rezultatin 2-0 (i hyjnë në punë veç rezultate të llojit 3-1, 4-2, 5-3, etj). Në fund, Italia digjet për çdo lloj barazimi tjetër (2-2, 3-3, 4-4, etj), pavarësisht nga lloji i fitores që do arrijë ajo vetë kundër Irlandës.

Re.Pu.

Comments

Submitted by mergim tari (not verified) on

Aman o te uruar se kam gjithe diten sot qe sa me kujtohet kjo ndeshje me shkohet ne banje.

Pune dreqi, megjithate them se Italia do te fitoje 1-0 ose 2-0, ndersa Spanja do te barazoje 1-1 pjesen e pare.  Ne pjesen e dyte Spanja do te beje edhe nje gol tjeter, pra do te fitoje 2-1 dhe do te kaloje Italia. Per ne tifozet Italiane do te jete mire, megjithese po shkojme ne banje shume shpesh... Pune dreqi.

Sot duhet te luaje Baloteli ne fillim te ndeshjes, por po mori karton te verdhe duhet nderruar menjehere pasi rrezikohet. Irlanda luan me shpirt, kjo eshte pozitive per ta por edhe italianet e kane marre jo pa qejf kete muhabet.....

Submitted by koli (not verified) on

C'vete kur gazetaret jane tifoze!
GJERMANIA, 3 fitore ne 3, dhe asnje rresht...
Nje palo itali kualifikohet me "breke neper kembe" si perhere, dhe ze faqen e pare...(!)

Submitted by adriatik (not verified) on

Eh kjo Italia gjithmone na cmend.

Po nuk ka kombtare tjeter me simpatike.

Submitted by mergim tari (not verified) on

Shikoje pak me lart komentin tim....

Epoooooooooo  ku e gjeta tamam se si do dilnin.......

Tani po me vjen keq qe nuk kam vene asnjehere bast ne jete......

Pune e ngaterruar......

Po sot si del Franca, Anglia, Ukraina e Suedia...............

Eshte pak me e ngaterruar pasi me te vertete gazetaret nuk po flasin fare. Vetem per Italine flisnin si te ishte ne zemrat e tyre....., si puna e Duces

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.