Një letër Lul Bashës, “kalorësit” të adminstratës

Postuar në 25 Korrik, 2013 03:54

Ndërsa mediat spekullojnë me faktin që Berisha po pregatitet për një opozitë të egër toke të djegur e protestash bazuar mbi punonjësit e administratës që mendohet se do hidhen në rrugë, një letër i shkon kryetarit të partisë Lulëzim Basha nga dy ish-punonjës të Bashlisë Tiranë. Në këtë letër, i kujtohet sesi fshiu sapo erdhi në Bashki administratën para-ardhëse.

Një copëz nga letra:

...vetëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore brenda një dite të vetme shkarkove 51 punonjës, të gjithë specialistë dhe inspektorë, pa asnjë shkak apo motiv real që ka të bëjë me detyrën, por vetëm për të hapur vende të reja pune për militantët e partisë, ku ju i nderuar kryetar bëni pjesë.

Madje kulmi arriti deri në anulimin e të gjitha lejeve vjetore të aprovuara dhe mirëmenaxhuara nga drejtuesit e mëparshëm.

Kur u kthyem nga leja, gjetëm mbi tavolinat tona paralajmërimin për heqje nga puna. Ne, 51 inspektorët e këtij institucioni, na është dhënë në dorë një copë letër me vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna me motivacionin: “Konstatuar nga kontrolli i investigimit, për mos “check-in” të kartave për muajin maj 2011”...

k.c.

letra e plotë:

http://www.gazetatema.net/web/2013/07/25/leter-e-hapur-per-lulzim-bashen/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.